Maqedoni

Anti-korrupsioni: Të veprohet në kohë për konfiskimin e pronës

21.07.2021 15:25

Edhe pse Ligji për hetim të prejardhjes së pronës ende nuk është miratuar, ka institucione si policia financiare, DAP dhe prokuroria...

Edhe pse Ligji për hetim të prejardhjes së pronës ende nuk është miratuar, ka institucione si policia financiare, DAP dhe  prokuroria, që e kanë në dispozicion një masë të tillë, prandaj ato duhet të veprojnë me kohë, apelojnë nga Komisioni për Anti-Korrupsion.
 
Anti-korrupsioni njëherit thekson se mungon komunikimi ndërinstitucional, prandaj edhe ndodhë si në rastin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, të thuhet se nuk ka elemente për veprim, e më pas del se prona e Gruevskit është e ngrirë. 
 
“Policia financiare, DAP apo prokuroria përmes udhëzimeve për marrje të të dhënave, të munden me kohë ti udhëheqin këto raste.  Të mos krijohet përshtypje se të gjithë punojmë ndaras, por na mungon komunikimi dhe për atë vonohemi shumë. Prandaj, mua më vjen keq të them se nuk ka elemente për këtë lëndë, kurse tani para disa ditësh ishim dëshmitarë se është ngrirë prona.”,- deklaroi anëtarja në KShPK-së, Nuri Bajrami.
 
Nga Anti-korrupsioni gjithashtu konstatojnë se njësitë rajonale të MPB-së vonohen me azhurnimin e të dhënave, sidomos për veturat në nivel qendror, gjë që ju paraqet probleme të mëdha gjatë kontrollit të pronës së funksionarëve të emëruar. 
 
“Në numrin më të madh tpë rasteve kemi vërejtur pamjaftueshmëri e informatave. Është informuar edhe ministri për punë të brendshme se prej atje nuk marrim informata të azhurnuara, ashtu që konsideroj se në afat sa më të shpejtë do të zgjidhet ai problem.”,- deklaroi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Nga Komisioni apelojnë që qytetarët të dorëzojnë akuza me dëshmi tek ata, që të mundet të veprojnë. Anti-korrupsioni po shqyrton akuzat për funksionarët e mëparshëm si Zoran Stavrevski, Mile Samak, Mitko Çavkov, kryetar të gjykatave si Ivan Xholev dhe Ilir Sulejmani, si dhe kryetrarë komunash dhe funksionarë tjerë aktual, te shumica e të cilëve nuk janë vërejtur parregullsi.
 
ERSAN PAJAZITI