Botë

OBSh: E shqetësuar nga përhapje e variantit Delta

21.07.2021 16:13

Varianti Delta i virusit korona është regjistruar në 124 vende, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Numri i vendeve është rritur për 7 që nga 13 korriku kanë bërë të ditur nga OBSH, e cila shpreh shqetësimin për përhapjen e shpejtë të katër varianteve të virusit. Mutacioni indian i COVID-19 ka rritur ritmet dhe numrat e infektimeve edhe në Europë. Kjo ka bërë që qeveri të ndryshme të ngrenë alarmin për valën e katërt të koronavirusit.

Nën pushtetin e vërshimeve, Gjermania, e cila ka njohur rritje infektimesh në mbi 10 raste për 100 mijë banorë, nuk do të aplikojë masa kufizuese shtesë dhe as nuk do t’i lirojë ata që janë në fuqi.

“Tani për tani, numri i njerëzve të infektuar në Gjermani po dyfishohet çdo javë. Heqja e kufizimeve në kontaktet tona dhe hapja e gjithçkaje do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Kushdo që e bën atë, rrezikon ardhjen e valës së katërt të Covid-19. Në vend të kësaj, ne duhet të ecim përpara gradualisht dhe në një mënyrë të kontrolluar të mos hapim gjithçka menjëherë, por gradualisht të lejojmë më shumë kontakte.”,- deklaroi kreu i Shoqatës Botërore të Mjekësisë, Frank U. Montgomery.

Edhe Franca e përfshirë nga protestat masive paralajmëron për valën e radhës.

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është më e shpejtë dhe më infektuese se gjithë të tjerat. Numri i infektimeve është rritur me 150% më shumë nga java e kaluar dhe se 80% e rasteve janë me variantin Delta”,- u shpreh zyrtari i Qeverisë franceze, Gabriel Attal. 

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Francë dhe regjistruar 18 mijë raste të reja me koronavirus, ndërkohë që një javë më parë këto ndryshime nuk kalojnë 7 mijë. Edhe autoritetet italiane shprehin shqetësimin e shifrave në rritje ditë pas dite. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.558 persona të infektuar me virusin, dhjetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

Ne Zvicër regjistrohen mbi njëmijë raste ditore. Në Australi mbi 13 milionë australianë, rreth gjysma e popullatës, ndodhen të bllokuar pas masave më të reja kufizuese të vendosura për shkak të variantit Delta të koronavirusit. Sipas të dhënave të fundit rreth 67 për qind e popullatës së Indisë mbi moshën 6-vjeç i janë ekspozuar COVID-19.
 

FARIJE DAUTKI BAKIJU