Covid-vend, 15 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Janë vaksinuar gjithsej 467.822 qytetarë
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.550 teste dhe janë regjistruar 15 raste të reja të COVID-19...

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.550 teste dhe janë regjistruar 15 raste të reja të COVID-19, edhe atë në Shkup – 10, në Kumanovë dhe Dibër - nga 2 raste dhe në Tetovë një i infektuar. Nuk është regjistruar asnjë humbje jete, jete derisa 6 pacient janë shëruar.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 234. Ndërkohë në pikat e vaksinimi në vend deri tani janë vaksinuar gjithsej 467.822 qytetarë,ndërsa janë rivaksinuar 293.139 qytetarë. Të martën janë vaksinuar gjithsej 12.053 qytetarë, 3.686 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë.
“Me numrat e fundit, 60% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 58% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës, 53% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës dhe 43% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës.”,- njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, është duke rrjedhë vaksinimi pa termin dhe në terren, si dhe vaksinimi i fëmijëve nga 12 vjeç por vetëm me termine të caktuara paraprakisht.
REJHANE BUSHI METAJ
