Maqedoni
Arsovski: Vazhdojnë përgatitjet për regjistrimin në shtator
21.07.2021 17:43
Me ritëm të përshpejtuar vazhdojnë përgatitjet për realizimin e regjistrimit të popullsisë në shtator të këtij viti...

Me ritëm të përshpejtuar vazhdojnë përgatitjet për realizimin e regjistrimit të popullsisë në shtator të këtij viti, bën të ditur zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski. Ai tha se në rrjedhë e sipër është paraqitja e kandidatëve për regjistrues rajonal dhe instruktorë.
“Janë duke vazhduar me tempo të përshpejtuar përgatitjet për realizimin e regjistrimit në terren për në muajin shtator. Për momentin është duke u zhvilluar paraqitja e kandidatëve për regjistrues regjional dhe instruktorë, e ku vetëm gjatë ditës së parë janë paraqitur plotë 640 kandidatë, që paraqet një numër solid. Ne si Qeveri kemi potencuar se pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë është shumë i rëndësishëm, me çka vendi jonë do të ketë të dhëna të sakta numerike dhe nuk do të merremi me supozime dhe paragjykime. Ndërsa të gjitha të dhënat e regjistrimit do të jenë të mbrojtura në bazë të ligjit.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Arsovski sqaroi se konkursi për regjistrues regjional dhe instruktorë, do të zgjasë deri më 5 gusht, pas së cilit do të vijojë testimi i kandidatëve dhe zgjedhja finale e tyre, që duhet të bëhet më së voni deri më 15 gusht, e më pas do të vijojë trajnim.
I pyetur rreth legalizimit të përdorimit të kanabisit Arsovski theksoi se se përdorimi i kanabisit për nevoja personal është i lejuar edhe aktualisht dhe nuk dënohet në Kodin Penal, por politika e Qeverisë është të bëhen ndryshime dhe të jepen në mënyrë plotësuese sqarime, dhe e njëjta të rregullohet në Kodin Penal në mënyrë që të mos ketë situata konfuze.
Arsovski tha se teksti i Projektligjit për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope, është i harmonizuar me disa akte ndërkombëtare.
FITIM KRYEZIU
