Dimitrov: Nëse ka vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë
Nëse ka vullnet politike dhe lidership në Bullgari, do të mund të gjendet zgjidhje evropiane në kontestin mes dy vendeve...

Nëse ka vullnet politike dhe lidership në Bullgari, do të mund të gjendet zgjidhje evropiane në kontestin mes dy vendeve, ka deklaruar për “Euronews”, zëvendëskryeministri për çështje evropiane.
Një marrëveshje e tillë do të ishte mirë edhe për miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por edhe për premtimin e BE-së për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut, vlerëson Dimitrov.
“Këtu them “nëse ka”, për shkak se ne realizuam gjithçka që kemi mundur. Sinqerisht, nëse gjuha ime amtare, gjuha maqedonase, është arsye pse nuk mund të përafrohemi drejt BE-së, atëherë le të jetë ashtu”, tha Dimitrov.
Sipas tij, vetoja bullgare për fillimin e bisedimeve është në dëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe në dëm të kredibilitetit të BE-së.
“Humbëm gjenerata në pritje drejt BE-së. E nisëm rrugën tonë për në Evropë, pas Sllovenisë dhe para Kroacisë. Dy vendet u anëtarësuan për disa vite, ndërsa ne ende po luftojmë me nisjen e bisedimeve”, tha Dimitrov.
