Maqedoni

Gjykata e Apelit, konfirmohet dënimi ndaj Jovanovskit dhe Janevës

21.07.2021 18:29

Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve, Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës...

Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve, Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës, për rastin “Reket”, duke e konfirmuar akt-gjykimin e shkallës së parë.

Siç informojnë nga Gjykata, vendimi i miratuar do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës. Jovanovski dhe Janeva u shpallën fajtorë për rastin “ REKET” në qershor të vitit të kaluar, me ç’rast Jovanovski u dënua me 9 vite burg, ndërsa Janeva me 7 vite burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Krahas dënimeve me burg, u mor vendim edhe për konfiskimin e gjërave të Jovanovskit.