Maqedoni
Qytetarët: kamatat e larta për kredi
04.12.2014 18:03
Sektori financiar në vend është stabil dhe ka trende pozitive...

Kreditë kanë shënuar rritje prej 9.3 %, depozitat prej 9.2 %, ndërsa kreditë jofunksionale rreth 12 %.
Qytetaret nga ana tjetër, nuk preferojnë shumë shfrytëzimin e kredive. Disa prej tyre shprehen se nuk i plotësojnë kushtet për marrjen e kredisë bankare, derisa të tjerët ankohen për kamata të larta në krahasim me pagat mujore.
“Kamatat janë të larta dhe nuk ka leverdi për të marrë kredi, ku janë kamatat si përpara me shumë virtyte. Atëherë ishin edhe rrogat e mira, por edhe kamatat nuk ishin të larta sikur tani”- deklaroi një qytetar.
“Me çka me marrë atë kredi, për me marrë kredi duhet të punosh diku, ne as punë nuk kemi”- tha një qytetar.
“Po, kemi marrë kredi, për shpi e shfrytëzojmë, nuk e mbërrita me rrogë, rroga e vogël dhe u deshtë me marrë me ndërtu shtëpi”- theksoi një qytetar.
Nga ana tjetër, në sferën e biznesit kompanitë nuk kanë probleme për marrjen e kredive, kamatat janë të kapshme, por asnjë bankë nuk ofron program për start-up biznes.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavrevskit, për këtë lloj të mbështetjes oferta plotësuese do të ketë nga 1 janari i vitit 2015, nëpërmjet Fondit për Inovacione, të cilën e ka paralajmëruar qeveria dhe së shpejti duhet të fillojë me funksionim.
BESIM ABDULLAI
