Maqedoni

Në Dibër filloi projekti “Komuna e hapur”

04.12.2014 18:07

Komuna e Dibrës në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, UNDP dhe Qendrën për Hulumtim dhe Krijim të Politikave...

Komuna e Dibrës në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, UNDP dhe Qendrën për Hulumtim dhe Krijim të Politikave, prej sot, së bashku e implementojnë nismën për llogaridhënie në shoqëri me projektin e titulluar ”Komuna e hapur”. 
 
Për të shpallur të hapur këtë aktivitet, sot kishte ardhur ambasadorja e UNDP-së, Luiza Viton, e cila së bashku me njeriun e parë të Dibrës, Ruzhdi Latën, vunë në funksion aparatin me të cilin Komuna e Dibrës do të marrë parasysh nevojat e qytetarëve gjatë punës së vetë. 
 
E gjithë kjo nisme është që qytetarët të mund të japin mendimin e tyre për transparencën e punës së komunës, tha ambasadorja Viton. 
 
Në sallonin e komunës është vendosur ekran me prekje, në të cilin me klikim i përgjigjesh një pyetësori dhe jep mendimin për transparencën dhe llogaridhënien  e komunës tënde. Për çfarëdo pyetje tek komuna, do të qëndrojë në dispozicion edhe personi përgjegjës, thuhet në materialet e shpërndara të këtij projekti. 
 
ATLI DEMA