Maqedoni

Rifillojnë punimet e rrugës Gradsko-Prilep, Boçvarski:Tejkaluam problemet, ndërtimi prioritet

22.07.2021 15:39

Filluan punimet e rrugës ekspres prej në Gradsko deri në Prilep...

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, gjatë inspektimit të punimeve të kësaj rruge, informoi se janë tejkaluar të gjitha problemet dhe se kjo rrugë tani është prioritet i kësaj ministrie.

“Prej sot përforcohen aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kësaj rruge ekspres. Problemet me kontraktorët e vjetër në fazën e parë dhe të dytë janë tejkaluar, janë zgjedhur dy kontraktues të rinj dhe i sigurojmë qytetarët e Prilepit dhe Pellagonisë se për dy vite do të udhëtojnë në rrugë ekspres, moderne dhe të sigurt.”,- tha Boçvarski.

Rustemi: Investimi në vlerë prej 24.7 milion eurove

Investimi është në vlerë prej 24.7 milion eurove, kurse mjetet janë siguruar prej fondeve IPA. Afati i fundit për ndërtim është korriku i vitit 2023, por autoritet shpresojnë që kjo të ndodhë edhe më shpejtë.

“Rruga ekspres Gradsko-Prilep është ndarë në 3 pjesë. Pjesa Gradsko- Drenovë është në gjatësi prej 15.5 kilometra. Janë paraparë 5 ura, 4 mbi kalime, 4 nënkalime dhe dy lidhëza. Kjo rrugë përmban dy korsi të vozitjes prej 3.5 metrave, dy korsi për ndalesë prej 2.5 metrave dhe dy korsi mbrojtëse me profil të përgjithshëm rrugë prej 12.4 metrave.”,- u shpreh drejtori i N. P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Drejtori i N. P. “Rrugët Shtetërore” theksoi se rehabilitimi i korsisë së tretë të kalimit në Pletvar do të fillojë për një kohë shumë të shkurtër.
 

BELINDA KOKA ADEMI