Maqedoni

Filloi gjykimi për rastin “Dhoma Publike”, Mbrojtja: Prokuroria nuk posedon dëshmi. Prokuroria: Akti është kryer me paramendim

22.07.2021 15:58

Në Gjykatën Penale filloi gjykimi për rastin “Dhoma Publike”, ndërsa dy të akuzuarit, Darko Kostovski dhe Mihaell Panevski...

Në Gjykatën Penale filloi gjykimi për rastin “Dhoma Publike”, ndërsa dy të akuzuarit, Darko Kostovski dhe Mihaell Panevski, u sollën nga paraburgimi në Shutkë. Ata akuzohen për veprën penale “prodhim dhe distribuim të pornografisë për fëmijë” si kreatorë dhe administratorë të grupit “Dhoma Publike”.

Avokatët e të akuzuarve ankohen se nuk kanë pasur qasje në dëshmitë e Prokurorisë, që të bëjnë ekspertizë forenzike dhe kompjuterike, dhe kërkuan shtyrje që të përgatisin mbrojtje adekuate.

“Qëndrimi i mbrojtjes për të akuzuarin e parë është se rreth gjashtë muaj është në paraburgim, ndërsa qëndrimi ynë është se Prokuroria për këtë rast nuk ka asnjë dëshmi.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Petro Janura.

“Kemi të bëjmë me një temë tejet seksuale dhe Prokuroria që të sjell aktin e akuzës, duhet të posedojë dëshmi kruciale të cilat nuk ekzistojnë dhe këtë do ta shihni  gjatë procedurës.”,- tha avokati mbrojtës, Mirjana Stevanovska.

“Nga eksperti i forenzikës dhe shoqërisë informatike do të dëshmohet se edhe i akuzuari i dytë nuk është kryerës i kësaj vepre penale dhe sipas hierarkisë nëse i akuzuari i parë nuk është fajtor, i akuzuari i dytë nënkuptohet se duhet të jetë i pafajshëm.”,- theksoi  avokati mbrojtës, Ivanka Jakimovska.

Në akuzën e Prokurorisë thuhet se në periudhën prej 19. 12. 2019 deri më 28.01 .2020 dy të akuzuarit në rrjetin social Telegram janë përkujdesur për përmbajtjet tekstuale dhe audio-vizuale të cilat janë shpërndarë tek anëtarësia e grupit.

FLUTURA LATIFI