Vaksinimi, qytetarët vaksinohen edhe pa termine. Covid, 17 të infektuar, 1 humbje jete e 10 të shëruar
Procesi i vaksinimit është duke vijuar me dhe pa termine...

Në rrjedhë e sipër është edhe vaksinimi i adoleshentëve, gjithashtu edhe vaksinimi në terren. Gjithsej 473,657 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren. Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 4,976 qytetarë, dje u vaksinuan gjithsej 17,521 qytetarë.
Gjithsej 760,961 doza të vaksinave janë aplikuar në vend. Qytetarët të cilët po presin nëpër pikat e vaksinimit thonë se gjithçka është në rregull dhe ata nuk presin shumë për t’u vaksinuar.
“Tani si kanë lejuar që të vaksinohemi pa termin, kemi vendosur për t’u vaksinuar dhe për t’u mbrojtur.”,- tha një qytetar.
“Kam aplikuar për t’u vaksinuar, por nuk më kanë thirrur, po tani pa termin kam ardhur për t’u vaksinuar.”,- theksoi një qytetar.
Nga e hëna filloi vaksinimi edhe për fëmijët prej 12 vjeç, nuk kanë munguar madje as prindërit me fëmijë megjithëse nuk kanë caktuar termin paraprakisht.
“Të rinjtë të hënën kanë termine, por sot vijnë të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç për t’u vaksinuar të cilët nuk kanë termine por megjithatë ne i pranojmë dhe marrin vaksinën Pfhizer. Brenda ditës sot kanë ardhur rreth 10 të rinj.”,- u shpreh mjekja, Sanja Cilevska Mlladinovska.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste të reja të COVID-19. Pas 10 ditësh u regjistrua edhe një viktimë nga Shkupi. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 8 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Numri i rasteve aktive është 241.
REJHANE BUSHI METAJ
