Kuvend, u miratua nevoja e projekt-ligjit për shtetësinë
Deputetët me shumicë votash miratuan propozimin e qeverisë që Projekt-ligji për shtetësi...

Deputetët me shumicë votash miratuan propozimin e qeverisë që Projekt-ligji për shtetësi të miratohet me procedurë të shkurtuar. Në arsyetimin e tij ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq, tha se ligji synon të rregullojë çështjen e shtetësisë për të gjithë ata persona që padrejtësisht nuk mbetur pa shtetësi.
“Ligji i rregullon këto çështje dhe do të mundësojë që përmes një procedure të përshpejtuar dhe pa shtyrje të zgjidhet problem i këtij numri të vogël të qytetarëve që kanë ngelur dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre. Ky është përcaktim edhe i qeverisë por edhe i standardeve ndërkombëtare që të mos ketë perona pa shtetësi apo sa më pak persona pa shtetësi. Gjithashtu është në frymën e regjistrimit të të gjithë atyre që nuk janë regjistruar.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq.
Pas kësaj, Projekt-ligji për shtetësi duhet të shkojë në Komisionin për Çështje Evropiane, ku duhet të diskutohet dy ditë dhe më pas, të kthehet në seancë plenare për votim. Ndërkohë me ndërhyrje procedurale deputeti i të Majtës, Dimitar Apasiev, akuzoi shërbimet e kuvendit i kanë hedhur në plehra rreth 1800 amendamente të parashtruara ndaj ligjit për letër njoftim.
“Ju paralajmëroj se në ora 14-të është caktuar komisioni për sistem politik, kemi parashtruar 1500 apo 1800 amendamente në përputhje me rregulloren. Jemi të njoftuar se nuk janë trajtuar. Nëse përpiqeni të kontrabandoni ju them të dërgoni sigurimin atje sepse do ta bëjmë magjinë e madhe, pra dërgoni sigurimin sepse komision nuk do të ketë.”,- theksoi Dimitar Apasiev nga “E majta”.
Duke përkujtuar deputetin Apasiev se fjalimi i tij nuk ka të bëjë me rendin e ditës Talat Xhaferi midis tjerash tha:
“Ky është kuvend dhe jo rrugë dhe mos u kërcënoni nga foltorja, ndërsa jeni të njoftuar në mënyrë të përshtatshme për punën përkatëse.”,- theksoi kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
Ditë më parë deputetët e partisë “E majta” kanë paralajmëruar se do ta kontestojnë Projekt-ligjin për Shtetësi, përmes bllokimit të punës së Kuvendit.
NAIM RAMADANI
