Anti-korrupsioni: Në lëndën "Fshati Spanjol" s’ka konflikt interesi
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se në lëndën "Fshati Spanjol" për parcelat e blera nga Goran Filipov...

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se në lëndën "Fshati Spanjol" për parcelat e blera nga Goran Filipov, Ilir Hasani dhe nëna e bashkëshortes së ministrit Filipçe nuk ka konflikt të interesi.
Është konstatuar se të njëjta janë blerë në vitin 2014 kur as njëri nga të përmendurit nuk ka qenë në funksion, por qytetarë i thjeshtë. Nga Komisioni theksojnë se nëse Prokuroria dhe organet e tjera dyshojnë mund të veprojnë mbi çështjet.
“Nuk është diçka e re. Gjithashtu edhe nga mbikëqyrja inspektorale e kryer nga komuna e Karposhit është konstatuar se objektet ndërtohen sipas lejes për ndërtim të thënë në vitin 2017, para zgjedhjeve lokale. Konstruksioni është bërë në pajtueshmëri me lejen, gjegjësisht projekti fillestar arkitektura, ndërtimtaria, ujësjellësi dhe kanalizimi. Nga këto arsye nuk shoh se ka konflikt të interesave siç ishte thëne në denoncim. Bëhet fjalë për persona privat dhe jo zyrtarë në kohën kur është blerë toka. Gjithçka në mënyrë të rregullt është paraqitur në listat anketuese dhe propozoj që lënda të ndërpritet dhe të mbyllet.”,- tha kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanova.
Rasti me Kryetarin e Strugës, Ramiz Merkon, dhe kryetarin e gjykatës së Strugës është në procedurë në prokurori. Anti-korrupsioni vlerëson se në këtë rast janë konstatuar shumë parregullsi. Penalisht duhet të ndiqet edhe kryetari i gjykatës së Strugës.
“U përputh edhe raporti I Revizionit, u konstatuan shumë parregullsi kështu që ne vendosëm që të parashtrojmë iniciativë për ndjekje penale dhe ajo është bërë në prokurorinë themelore në Shkup… Ndërkohë, kur është kthyer Merko në vitin 2017 Kryetari i njëjtë i gjykatës pa ndonjë ndryshëm të dukshëm apo dëshmi ka aprovuar rritje të minimumit financiarë nga 22 në diçka më shumë se mbi 50 milion denarë për funksionimin e Komunës së Strugës si borxhli.” Anëtarë I Komisionit për anti-korrupsion Nuri Bajrami.
Në seancën e sotme u mbyllën edhe disa lëndë nga karakteri komunal gjegjësisht për anëtarë të këshillave komunal të cilët njëkohësisht kanë qenë anëtarë edhe të këshillave në Shkolla dhe qendra sociale. Komisioni për Anti-korrupsion për dy ditë radhazi mban mbledhje për lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe konfliktin e interesave.
FLORIJE BELULI KAMBERI
