Maqedoni

Rezoluta e VMRO–DPMNE–së, dokumenti para deputetëve për debat

22.07.2021 17:37

Rezoluta e VMRO–DPMNE–së me kërkesën e tyre nga e nënta u vendos e dyta për debat...

Rezoluta e VMRO–DPMNE–së me kërkesën e tyre nga e nënta u vendos e dyta për debat në rendin e ditës para deputetëve. Në seancë plenare pret të diskutohet menjëherë pas rebalancit të buxhetit.
Deputetët e VMRO–DPMNE-së konsiderojnë se miratimi i rezolutës do të përforcojë pozicionin shtetëror kundrejt Bullgarisë por edhe BE-së.

Opozita bëri me dije që vërejtjet eventuale të paraqiten me amendamente.

“Konsideroj se përmbajtja e kësaj rezolute do ti përmirësojë pozicionet e Maqedonisë në kuadër të marrëdhënieve me Bullgarinë dhe në mënyrë më serioze do të kuptohemi nga miqtë tanë në Bashkimin Europian. Si propozues të kësaj rezolute paralajmërojmë se përmbajtja është më me rëndësi se sa forma. Me rëndësi është që forma e tillë siç është, mbi partiake të kalojë. Nëse dikush konsideron se forma do të duhet të plotësohet ose korrigjohet, këtë mund ta propozojë nëpërmjet amendamenteve.”,- tha deputeti i VMRO–DPMNE–së, Antonio Milloshovski.

Zaev: Sikurse përmbajtja, me rëndësi edhe kushtetuta

Kryeministri, Zoran Zaev, është shprehur se me rëndësi është rezoluta, por njëkohësisht edhe kushtetuta. Sipas tij dhënia e mbështetjes  të dokumentit të shkruar në kundërshtim me kushtetutën, jep pasqyrë negative për shtetit.

“Dërgoj porosi pozitive. Po bisedojmë për këto çështje, treguam madhështinë tonë, ja tani edhe BDI pas bisedimeve u bashkëngjit, e gjithë opozita shqiptare po bashkëngjitet si partitë e vogla. Përmbajtja është e rëndësishme sikurse edhe kushtetuta.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Rezoluta pritet të debatohet pas tre ditësh me përmbyllje të debatit për rebalancin e buxhetit.

MERAL ISMAILI