Maqedoni

Kuvend, debati për rebalancin e buxhetit

22.07.2021 18:19

Në Kuvend vazhdoi debati për rebalancin e buxhetit...

Riplanifikimi i arkës së shtetit duhet të kontribuojë për një mbështetje më të madh për ekonomikë dhe qytetarët, për të kapërcyer pasojat e krizës nga pandemia e Covid-19.

“Vazhdojnë të jenë prioritete kyçe shëndeti i qytetarëve, ekonomia dhe financat e shëndosha dhe shoqëria në përgjithësi. Prioritet kryesor do të jenë përkrahjet e këtyre politikave, krijimi i mundësive për investime të reja e përhapje të vendeve të punës. Stimulimi fiskal për ekonomi me qytetarët do të vazhdojë me rimëkëmbjen e plotë dhe kthimin e ekonomisë në rrugën e rritjes ekonomike. Ajo që është ambicia jonë e përgjithshme është dyfishimi i rritjes ekonomike në periudhën e post Kovidit.”,- tha ministri i financave, Fatmir Besimi.

“Për vetëm katër vjet, ju keni rritur borxhin e RMV-së me 2.4 miliardë euro ose 63%, një shifër shqetësuese të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi i përgjithshëm i RMV-së është 7.2 miliardë euro, që do të thotë se çdo familje në RMV ka borxh 4,800 euro dhe vetëm me rebalancin ju e futni çdo person me një borxh të ri prej 500 eurosh.”,- theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

“Në krahasim për shëndetësinë në rebalanc ka 36.7 miliard denarë dhe mos të flasim për 2020-ën. 2018 14 miliard denarë ka më shumë para në pjesën e shëndetësisë, në fushën e rebalancit të buxhetit, ka më shumë para edhe për kujdes social në 2018-ën dhe kjo është 18 milion denarë.”,- u shpreh Dime Velkov nga LSDM.

Deri më tani janë pranuar tete amendamente, nga gjithsej 222 të paraqitura. Me rebalancin e buxhetit të hyrat parashihen të jenë në nivelin prej 222.6 miliardë denarë dhe janë 4.7 për qind më të larta.

Ndërsa shpenzimet deri 268.8 miliardë denarë ose 8.6 për qind më shumë se buxheti fillestar. Deficiti është buxhetor, kap vlerën prej 46.2 miliardë denarëve.

SEDAT SELIMI