Mbrëmë filloi Festivali Ndërkombëtar Folklorik "Rudina Fest"
Organizator dhe nikoqir i këtij festivali është shoqëria kulturore artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani...

Organizator dhe nikoqir i këtij festivali është shoqëria kulturore artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani, ndërsa ftesës për pjesëmarrje në këtë festival iu përgjigjën ansamblet nga Rumania, Shqipëria, Bullgaria, dhe nga Vitia e Kosovës.
Ata sollën një mbrëmje të bukur e të ngrohtë për publikun e mërgimtarët e shumtë qe kanë ardhur në vendlindjen e tyre, në Çegran dhe Forine.
Zani Memedi, drejtor i SH. K. A. “Jahi Hasani” falënderoi mbështetësit dhe pjesëmarrësit në festival. Të kënaqur u shprehën edhe ansamblet pjesëmarrëse.
Në hapjen e festivalit të pranishëm ishin delegacioni nga Ministria e Kulturës dhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari. Festivali “Rudina Fest” vazhdon edhe më 22 dhe 23 korrik.
LULZIM HAZIRI
