Vendimi gjyqësor për rastin “Tortura”, Mijallkov dhe “Alfat” të pafajshëm
Gjykata Penale e ka liruar si të pafajshëm ish shefin e DSK –së, Sasho Mijallkov, lidhur me rastin "Tortura"...

Gjykata Penale e ka liruar si të pafajshëm ish shefin e DSK –së, Sasho Mijallkov, lidhur me rastin "Tortura" ndaj ish ministrit të brendshëm, Ljube Boshkovskit. Në vendimin gjyqësor thuhet se prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë se i njëjti ka pasur ndikim ndaj pjesëtarëve të njësitit “Alfa” që të maltretohet gjatë arrestimit tek restoranti “Vodenica”.
Ekspertiza për gjendjen shpirtërore nuk ka treguar se ka probleme psikike dhe kardiovaskulare të cilat kanë zgjatur disa ditë, e që kanë qenë si pasojë e arrestimit.
“Nga të gjitha dëshmitë e shpalosura, gjykata nuk mundet që me siguri të vërtetojë lidhjen kauzale të disa veprimeve nxitëse të të akuzuarit Mijallkov me personat e akuzuar konkret. Nga dëshmitë e shpalosura, gjykata mund të përfundojë se bëhet fjalë për interpretim personal nga i akuzuari Mijallkov për mënyrën e arrestimit të të dëmtuarit, Ljube Boshkovski, interpretimi i të cilës është pas mbarimit të ngjarjes.”,- tha gjykatësja, Aleksandra Ristevska.
Prokurori publik, Ljubomir Lape, theksoi se me këtë vendim gjykata jep porosi se mënyra se si është arrestuar, Ljube Boshkovski, është e lejuar. Ai paralajmëroi ankesë në instancat më të larta gjyqësore.
“Mendoj se aktakuza është mjaft precize dhe në mënyrë të detajuar janë përshkruar të gjitha veprimet si veprime të kryera së bashku. Këtë e thashë edhe në fjalët përfundimtare dhe në përgjigjen për vendimin e gjykatës për rihapjen e seancës kryesore. Gjithsesi se do ta ankimojmë. Në shoqëritë modern demokratike mënyra e tillë e heqjes nga liria është e ndaluar dhe sanksionohet.”,- tha prokurori publik, Lubomir Llape.
Përveç Sasho Mijallkov, të akuzuar në rastin “Tortura” ishin edhe 6 persona të tjerë ish pjesëtarë të njësitit policorë Alfa, të cilët po ashtu u shpallën të pa fajshëm.
FLORIJE BELULI KAMBERI
