Botë

Dodik: Duhet të fillojë shpërbërja e Bosnjë-Hercegovinës

23.07.2021 16:05

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, vazhdon të mohojë se në Srebrenicë është kryer gjenocid...

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, vazhdon të mohojë se në Srebrenicë është kryer gjenocid.                                       

“Republika Sërpska e hedh poshtë këtë vendim. Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Serbët nuk guxojnë ta pranojnë këtë vendim, kjo është një gozhdë e ngulur në arkivolin e Bosnje e Hercegovinës. Pas kësaj, Bosnje e Hercegovina nuk mund të funksionojë. Do të thërrasim një seancë të Asamblesë së Republika Sërpskës javën e ardhshme”, tha Dodik.

Madje sipas tij përfaqësuesi special i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, nuk ka të drejtë të imponojë ndonjë ligj për ndalimin e mohimit të gjenocidit. Poshtu Dodik thotë se “Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje”.

Në vitin 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.