Dovçan, zgjerimi i BE-së në agjendën e kryesimit slloven
Zgjerimi vazhdon të mbetet në agjendë, thotë vendi kryesues me BE-në, Sllovenia...

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme sllovene, Gasper Dovçan, në takimin joformal të ministrave për çështje evropiane, në Bërdo, çështjen e zgjerimit e theksoi në mesin e prioriteteve gjatë kryesimit gjashtëmujorë të Sllovenisë me BE-në.
“I prezantuam prioritetet e kryesimit slloven për procesin e zgjerimit, për sundimin e ligjit dhe ardhmërinë e Evropës dhe si ta përballojmë kundërvënien, për çka na duhen edhe partnerët e Ballkanit perëndimor.”,- deklaroi sekretari shtetëror në MPJ-Slloveni, Gasper Dovçan.
Metelko-Zgombiq: Kroacia, pro zgjerimit me vendet e Ballkanit
Edhe Kroacia, si vend anëtar i BE-së, e mbështet zgjerimin me vendet e Ballkanit perëndimor.
“Kroacia plotësisht e mbështet zgjerimin e BE-së si politikë shumë e rëndësishme. Për rritjen e kundërvënies ndaj BE-së na duhen t’i kemi në anën tonë edhe 6 vendet partnere të Ballkanit perëndimor.”,- theksoi sekretarja shtetërore për çështje evropiane-Kroaci, Andreja Metelko-Zgombiq.
Dimitrov: Muajt e ardhshëm, të rëndësishëm për zgjerimin
Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka theksuar se në muajt e ardhshëm gjatë kryesimit slloven, janë vendimtare për kredibilitetin e BE-së për zgjerim në Ballkanin Perëndimor.
“Nën kryesimin slloven në javët dhemuajt e ardhshëm do ta arrijmë pikën kritike, ose do ta rikthejmë kredibilitetin e BE-së në Ballkan ose do ta humbim. Varet shumë nga gjindshmëria dhe guximi i miqve tanë slloven që të ketë sukses, e jo të dështojmë.”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Në tetor, Sllovenia do të jetë nikoqir i Samitit të BE-së dhe Ballkanit perëndimor, ndërsa vendi pret që të tejkalohen mosmarrëveshjet me Bullgarinë që të mund të fillojë bisedimet me BE-së. Në pritej të konferencës së parë ndërqeveritare është edhe Shqipëria.
FITORE DEMOLLI
