“Transparency Internacional”, rriten punësimet para zgjedhjeve lokale
Aktivitetet për implementimin e rekomandimeve nga raporti për vlerësimin e mundësisë së korrupsionit...

Aktivitetet për implementimin e rekomandimeve nga raporti për vlerësimin e mundësisë së korrupsionit gjatë punësimeve në sektorin publik, po zhvillohen shumë ngadalë. Në monitorimin tremujor nga “Transparensi Interneshënal” thuhet se 62 për qind prej rekomandimeve janë implementuar pjesërisht, ndërsa ka shumë rekomandime implementimi i të cilave ende nuk kanë filluar.
Ndryshimi dhe plotësimi i rregulloreve për sistematizim, standardizim të rregulloreve për sistematizim të vendeve të punës dhe nuk është kufizuar numri i punësimeve përmes Agjencive për Punësim të Përkohshëm. Shqetëson fakti se është rritur përqindja e punësimeve para zgjedhjeve lokale dhe kjo vërehet në nivel lokal.
“Kemi intensifikim të shpalljeve për punësime në nivel lokal dhe e tëra kjo është në kuadër të programit, sepse dihet paraprakisht se kur janë zgjedhjet lokale dhe kjo paraqet shfrytëzim të mundësisë që të mund të ndikohet në opinion publik përmes harxhimit të parave publike dhe rritjes së mundësive për punësim, po ashtu mungon edhe kontrolli i punësimeve të përkohshme të cilat arsyetohen me nevojën e kuadrit shtesë dhe kjo është rezultat i mungesës së mekanizmave kontrollues.”,- tha Slagjana Taseva nga “Transparensi Interneshënal”.
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit: Ka keqpërdorime të etnisë gjatë punësimeve
“Ka shumë raste kur analiza e sasisë së punës tregon se nuk nevojiten punësime shtesë, por udhëheqësia vendos se punësimet janë të nevojshme dhe sërish shpallet konkurs për punësim.”,- u shpreh kryetarja e Komisionit Anti-Korrupsion, Biljana Ivanovska.
Po ashtu gjatë punësimeve në administratë janë evidentuar shumë keqpërdorime të nacionalitet, ku shumë maqedonas deklarohen si shqiptar vetëm sa për tu punësuar.
“Është keqpërdorim nga të gjithë. Nga këto persona , nga shërbimet inspektoriale nga të gjithë që kanë për detyrë të bëjnë mbikëqyrje. Nëse paraprakisht ky person është përcaktuar për nacionalitet tjetër, atëherë në rregull por të heshtet kjo dhe dikush nga Ministria për shoqëri informatike të mos mundet të parandalojë ketë fenomen kjo është turp.”,- theksoi Nuri Bajrami nga Komisioni Anti Korrupsion.
Aktivitetet për Përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në luftë kundër korrupsionit janë përkrahur nga USAID, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe ministrinë për shoqëri informatike.
FLUTURA LATIFI
