Rezoluta e VMRO–DPMNE-së, LSDM dorëzoi 1 amendament për emrin e shtetit. VMRO: “Të përmbajtur” për amendamentin e LSDM-së
LSDM dorëzon një amendament ndaj rezolutës së VMRO-DPMNE-së...

LSDM dorëzon një amendament ndaj rezolutës së VMRO-DPMNE-së, në përmbajtjen e së cilës shtohet emri kushtetues i vendit Republika e Maqedonisë së Veriut. Socialdemokratët janë shprehur pro përmbajtjes së rezolutës, me respektimin e emrit kushtetues të shtetit.
Deputetët e VMRO–DPMNE-së respektojnë veprimin e social demokratëve si e drejtë e tyre demokratike, ndërkohë që s’do ta mbështesin të njëjtën.
“Ne nuk mund të ndikojmë në vendimin e tyre, kjo është e drejtë e tyre dhe për amendamentin e njëjtë do të shprehemi të përmbajtur , por ata kanë numrin e mjaftueshëm që I njëjti të kalojë. Me rëndësi është që përmbajtja e rezolutës e cila ka të bëjë me pozicionet maqedonase kundrejt Bullgarisë do të ruhet si e tillë. Me rëndësi është që pika e shtatë dhe e tetë obligon çdo qeveri të ardhshme që të veprojë në përputhje me përmbajtjen e rezolutës, gjegjësisht të mos ketë diplomati tregtuese siç ka ndodhur deri më tani në marrëdhëniet me Sofjen në krye me Buçkovskin.”,- tha deputeti i VMRO–DPMNE–së, Antonio Milloshovski.
Edhe BDI është shprehur e kundër rezolutës pa figurimin e emrit kushtetues. E përmbajtur është shprehur edhe opozita shqiptare.
Për rezolutën që definon pozicionet shtetërore sa i përket identitetit maqedonas, kuvendi do të debatojë gjatë javës së ardhshme pasi të përmbyllet debati për rebalancin e buxhetit.
MERAL ISMAILI
