Botë
Ambasadorët e ShBA-ve dhe BE-së, të kënaqur me reformën në drejtësi në Shqipëri
23.07.2021 19:17
Në 5-vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane, Yuri Kim...

Në 5-vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve për ta minuar këtë reformë, rezultatet në Shqipëri kanë qenë të prekshme. Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian duket i kënaqur me atë që është arritur, ndërsa premtoi fonde shtesë për këtë sektor.
Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkoi që vetingu të ecë me ritme më të shpejta.
Në këtë tryezë të pranishëm ishin një sërë aktorësh nga mazhoranca, Shoqëria Civile, trupi Diplomatik e media, ndërsa ndryshe nga 22 korrik 2016 ku reforma u miratua me 140 vota përfshi edhe opozitë në tryezën e 5-vjetorit ajo mungoi.
LULJETA NDOKA
