Kulturë, u mbajt festivali “Saraji Fest”
Me këngë dhe valle për të njëmbdhjetin vit me radhë...

Me këngë dhe valle për të njëmbdhjetin vit me radhë u mbajt festivali i njohur ndërkombëtar Saraj Fest.
Kryetari i Shoqatës kulturore artistike Dërveni, Azbi Shaipi theksoi se përmes këtij festivali prezantohet arti dhe kultura e trevave tona. Ndërkohë që porositi që të rinjtë ti ruajnë këto vlera të rëndësishme edhe në të ardhmen.
“Çdo vit sa më shumë përvojë kemi edhe festivali bëhet edhe më internacional. Motivi edhe puna nuk ka dyshim që na kanë sjellë sukses, mirëpo kuptohet se pa financa edhe festivali nuk do të arrinte të realizoheshte gjithë këto vite, por faleminderojmë, Komunën e Sarajit, Komunën e Çairit, Ministrinë e Kulturës dhe Qytetin e Shkupit na kanë dhënë përkrahje financiare dhe realizohet festivali” – tha Kryetari i Shoqërisë Kulturore artistike – Dërveni, Azbi Shaipi.

“Komuna e Sarajit do të vazhdojë të mbështes aktivitetet kulturore dhe aktivitetet tjera vetëm e vetëm duke e ndje si obligim edhe atje ku nuk është kompetencë drejtëpërsëdrejti e jona që të kontribuojmë, të ndihmojmë në pjesë të rëndësishme që janë pjesë të cilat e përbëjnë shpirtin e njeriut dhe të një komuniteti më të gjërë” – u shpreh Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
“Me të vërtetë këto vlera artistike dhe folklorike është me rëndësi të kultivohen dhe është me rëndësi që njerëzit të cilët kanë punuar në periudha të ndryshme, edhe atë në periudha kur organizimet e këtij lloji kanë qenë të pamundura, Shoqëritë kulturoro-artisitike kanë mbajtur gjallë shpirtin e kulturës shqiptare” – u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Në festivalin Saraj-Fest morrën pjesë gjithësej 7 shoqëri kulturoro-artistike nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Mysafir nderi në këtë festival ishte edhe këngëtari i mirënjohur Mahmut Ferati dhe Remzi Jakupi-Remi. Ky festival për cdo vit organizohet nga Shoqëria kulturore artistike Drita e Dërvenit, e cila këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. (Armend Murseli, TVM2)
