Varianti Delta, OBSH: Mbizotërues në shumë vende të Europës
Varianti Delta i virusit corona...

Varianti Delta i virusit corona është mbizotërues në pjesën më të madhe të Evropës, njoftoi OBSH. Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera nëse nuk shfaqet një virus i ri më konkurrues”, u tha më tej nga organizata.
OBSH dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se përpjekjet për të parandaluar përhapjen e variantit duhet të forcohen. OBSH këshilloi që të përshpejtohet procesi i vaksinimit. Mesatarisht, mbi 68% e infeksioneve COVID-19 në shumicën e vendeve evropiane janë të variantit Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi.
Varianti Delta, SHBA-të me donacion të miliona vaksinave
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër virusit korona në shtetet tjera këtë javë, teksa një sondazh ka treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë thënë se nuk duan të imunizohen.
Të 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Deri tani gati 80 milionë doza vaksine nga SHBA-ja jane derguar në vendet tjera. Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit.
Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra.
35 për qind e të rriturve, që nuk kanë marrë vaksina, kanë thënë se me siguri nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, dhe 45 për qind kanë thënë se janë të bindur që nuk do të imunizohen.
Shumica prej tyre kanë thënë se dyshojnë se vaksina funksionon kundër variant Delta, pavarësisht të dhënave se vaksinat janë tejet efektive kundër tij. Gjetjet kanë vënë në pah sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor dhe Qeveria, teksa rritet numri i të infektuarave në gati të gjitha rajonet e SHBA-së.
Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve.Varianti tejet ngjitës Delta, ka rritur numrin e të infektuarve me koronaviurus këtë javë në nivel global.
Numri total i të infektuarve ka rritur në 193 milionë, ndërsa i viktimave në 4.1 milionë. (Merita Gashi, TVM2)
