Sociale, rriten rrogat dhe pensionet, por edhe çmimet
Rroga, pensione dhe bursa më të larta...

Rroga, pensione dhe bursa më të larta për nxënësit dhe studentët. Pushteti thotë se kjë është tregues që po përmirësohet jetesa dhe standardi i qytetarëve.
Të ardhurat mujore për qytetarët e vendit janë rritur, por jo mjaftueshëm, sepse paralelisht me rritjen e rrogave u rritën edhe cmimet e derivateve dhe produkteve kryesore të ushqimit. Rroga mesatare u rrit për 1 mijë e 700 e 95 denarë.
Pensionet u rritën për 1.2%, apo ndryshe nga 120 deri në 180 denarë më shumë. Bursat sociale për studentët rriten nga 3 mijë në 6 mijë denarë. Bursat për nxënësit nga 2000 harmonizohen në 2 mijë e 500 denarë.
Nëse në vitin 2020 një qytetarë i vendit ka pasur rrogë mesatare prej 26 mijë e 422 denarë, sivjet rroga e tij mesatare ka arritur në 28 mijë e 217 denarë, dhe kjo në shikim të parë duket shifër joshëse.
Mirëpo nëse vitin e kaluar një qytetarë ka mundur me 26 mijë denarë ti sigurojë mbi 500 litra benzinë, me rrogën e këtij viti mund të blejë vetëm 380 litra benizinë, që është për 140 litra më pak se në vitin e kaluar, sepse cmimet e benzinës janë rritur nga 50 në 75 denarë për një litër.
Rritje të çmimit është shënuar edhe për diselin edhe atë më shumë për 17 denarë. Nga 46 denarë tani cmimi i diselit është 63 denarë. Kjo nënkupton që qytetari me rrogën mesatare të ketij viti mund të sigurojë 126 litra më pak disel se vitin e kaluar.
Çmimi i Vajit të amvisërisë është rritur nga 70 denarë në 100 denarë. Sheqeri nga 26 denarë tani shitet me cmim prej 36 denarëve. Qumështi nga 45 , është rritur në 52 denarë. 3
Me çmimet e reja qytetarët e vendit mund të blejnë,
93 litra vaj më pak se vitin e kaluar,
123 kg më pak sheqer,
ndërsa 40 litra më pak qumësht
Për tu furrnizuar me produktet kryesore për jetesë për një familje 4 anëtarëshe nuk mjaftojnë as dy rroga minimale.
Në bazë të përllogaritjeve të bër nga ana e sindikatave, një familjeje 4 anëtarëshe për ta kaluar muajin i nevojiten më së paku 34 mijë denarë.
Nga kjo shumë 14 mijë denarë një familje 4 anëtarëshe i harxhon për blerje të produkteve ushqimore, 11 mijë denarë për pagesën e faturave dhe banimit, 2 mijë e 500 denarë për pako higjienike, 2 mijë e 500 deanrë për transport, ndrsa paratë e mbetura per veshmbathje, dhe mirëmbajtje të shëndetit.
Në krahasimet e sindikatave qe kanë bërë me rrogat e mujait prill të këtij viti me po të njejtin muaj në vitin e kaluar, jetesa është bërë më e shtrenjtë në të gjitha sferat. Ndersa vlera e përgjithshme e shportës mujore për qershorin është për 235 denarë më e lartë nga mujai prill.
Përllogaritjet tregojnë se një rrogë mesatare prej 28 mijë e 500 denarëve nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha harxhimet e një shporte mujore, madje nuk majftojnë as 2 rroga minimale nga 15 mijë e 129 denarëve. Sipas Statistikave shtetërore , për vetëm një vit cmimet e produkteve janë rritur për afro 3%.
|
RRITJE |
|
Rroga mesatare 1795 denarë |
|
Pensionet 1.2%, apo nga 120-180 denarë |
|
Bursat sociale për studentët nga 3000 në 6000 denarë. |
|
Bursat për nxënësit nga 2000 - 2500 denarë. |
Nëse në vitin 2020 një qytetarë i vendit ka pasur rrogë mesatare prej 26 mijë e 422 denarë, sivjet rroga e tij mesatare ka arritur në 28 mijë e 217 denarë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
