Koalicioni BDI-LSDM, Iseni: I pritur, s’do ketë zgjerim me parti tjera
Koalicionimi mes dy partnerëve qeverisës LSDM –së dhe BDI-së....

Koalicionimi mes dy partnerëve qeverisës LSDM –së dhe BDI-së për zgjedhjet lokale, vlerësohet si i natyrshëm dhe i pritur, pasi cilësohet si vazhdimësi e bashkëpunimit nga zgjedhjet e kaluara.
Analisti politik, Xhenur Iseni nuk pret zgjerim të koalicionit parazgjedhor me Lëvzjen Besa dhe PDSH-së. Kjo sipas Isenit mund të çojë edhe në lëkundje të koalicionit qeverisës.
“Kryeministri Zoran Zaev edhe përskaj paralajmërimeve se Besa dhe PDSH mund ti bashkangjiten këtij koalicioni, do të jetë shumë e vështirë sepse e dijmë se partitë shqiptare fokusin kryesor do ta kenë në komunën e Tetovës, dhe Lëvizja Besa veçmë ka paralajmëruar se do të garojë fuqishëm me liderin e saj për ta fituar atë komunë. Nuk di se si do të dakordohen këto tri parti konkretisht për komunën e Tetovës dhe kjo mund të sjellë për mua edhe një lëkundje brenda koalicionit qeverisës ose shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjë që veçmë e kanë paralajmëruar zyrtarët e Lëvizjes Besa.” – tha analisti politik, Xhenus Iseni.
Zgjedhjet Lokale, Iseni: S’priten koalicionime të partive shqiptare
Të zbehta mbeten koalicionimet e opozitës shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me partitë shqiptare, vlerëson Iseni.
“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk I mbetet gjë tjetër vetëm të koalicionojnë qoftë në raundin e parë apo të dytë me opozitën maqedonase VMRO – DPMNE – në. Por edhe nëse do të kishin dashur ato të koalicionojnë, kjo nuk do të ishte e mirëpritur te shqiptarët sepse për mendimin tim ende mbisudon klima anti VMRO te shqiptarët sepse kjo parti maqedonase nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve.” – u shpreh Iseni.
Bashkëpunimi parazgjedhor midis LSDM – së dhe BDI – së në raundin e parë do të realizohet në disa komuna, ndërkaq në raundin e dytë në komunat tjera të cilat s’do përfshihen në rrethin e parë zgjedhor. (Meral Ismaili, TVM2)
