Statistikat për situatën me Covid 19, 37 raste të reja, 10 të shëruar, asnjë i vdekur
Ka filluar të rriten numrat e të prekurve me Covid 19....

Ka filluar të rriten numrat e të prekurve me Covid 19. Në 24 orëshin e fundit Instituti i shendetit Publik regjistroi 37 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, edhe atë në Tetovë 13, Shkup 12, Veles 3, Gostivar, Prilep dhe Strumicë nga 2 raste, dhe në Sveti Nikolë dhe Dellçevë nga një rast.
Gjatë 24 orëve janë bërë gjithsej 4 mijë e 264 testime.
Janë shënuar 10 raste të pacientëve të shëruar. Shkup-5, Kërçovë dhe Tetovë nga 2, në Strumicë dhe Berovë nga 1 rast i shëruar.
Për fat të mirë gjatë këtij 24 orëshi nuk ka asnjë humbje jete.
Deri më tani gjithsej janë realizuar 949 mijë e 11 testime të Covid 19.
Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 156 mijë e 54 infektime, ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani ka arritur në 150 mijë e 273.
Numri i rasteve fatale ka arritur në 5 mijë e 489. Numri i rasteve aktive është 292. Numër më të madh të infektimeve ka në Shkup, 104, më pas Tetova shënon 93 raste aktive me Covid 19, dhe Kumanova me gjithsej 29 raste aktive.
Nga ministria e Shendetesise kanë njoftuar se nga dita e hënë, qytetarët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të pranojnë vaksinën në pikat e vaksinimit, do të mund të vaksinohen në kushte shtëpiake.
