Indi, qindra viktima nga rrëshqitja e tokës

24.07.2021 16:51

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës...

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave monsun që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136.

“Deri natën e kaluar, 136 persona humbën jetën në incidente të lidhura me rrëshqitjet e dheut”, tha mëngjesin e sotëm ministri i Ndihmës së Shtetit dhe Rehabilitimit.

Ai tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për t’u ofruar njerëzve ndihmën e nevojshme.

Zyrtarët e autoriteteve indiane thonë se më shumë se 1.000 persona po kërkohen në shtetin federal Maharashtra. Intensiteti i reshjeve ka rënë si dhe niveli i lumenjve, por ende është e vështirë të organizohen operacione shpëtimi.

Më shumë se 200 persona u shpëtuan në qytetin Ratnagiri. Me shumë se 70 mijë banorë  që kanë jetuar në një qytet bregdetar, kanë  mbetur  pa kulm mbi kokë.