Raporti i DASH përplas partitë
Pas publikimit të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve....

Pas publikimit të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka reaguar duke e cilësuar këtë si fotografi reale e cila po mbretëron në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Vllado Misajllovskit ky raport është më i errëti të cilin e ka pranuar Maqedonia e Veriut.
“Partnerët tanë strategjikë vërejnë abuzimin në procedurat e furnizimeve publike. Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, edhe pse në Maqedoni ka regullativë ligjore për të parandaluar abuzimin me detyrën zyrtare dhe konfliktin e interesit, zbatimi i ligjit është shumë i dobët dhe po bëhet në mënyrë selektive. Raporti ka në shënjestër te kritikave qeverinë dhe shkelësit e ligjeve. Ligjet nuk sillen në bazë të praktikave dhe nevojave reale, dhe shpesh nxiten përmes Parlamentit me procedura të shkurtuara, thotë raporti. Ligjet në letër janë të mira, por nga ana tjetër nuk zbatohen, e cila është një problem për qytetarët dhe për komunitetin e biznesit, dhe ky është raporti më i errët të cilën e ka pranuar Maqedonia” – tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
Por sipas deputetit të partisë nga Lidhja Socialdemokrate Darko Kaevski, pohimet e opozitës janë tendencioze, dhe se për krimin dhe korupsionin më së paku ka të drejt të flasë VMRO-DPMNE-ja e cila ka qenë shembull, e ku edhe sot e kësaj ditë funksionar të lartë të kësaj partie gjykohen për vepra kriminale.
“Në të gjithë këtë periudhë LSDM-ja pa slektime po lufton krimin dhe korupsionin, prandaj në të gjitha raportet flitet se ka përparim, është e vërtetë se mundemi edhe më shumë dhe në periudhën në vazhdim atë do ta demonstrojmë. Por mendoj se është e pa ndershme para qytetarëve që VMRO-DPMNE të flassë për krim dhe korupsion sepse e kemi parë gjatë vitve të kalauara se qfar kanë vepruar, ku edhe sot e kësaj ditë shumë funksionerë të lartë të kësaj partie kanë procedura serioze penale për të cilat ka dhe epilog” – deklaroi Darko Kaevski nga LSDM.
Me reagim kanë dalë edhe nga Aleanca për Shqiptarët ku sipas kësaj partie ka vite që ky subjeKt politik alarmon për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit ku të përfshirë janë drejtëpërdrejtë funksionarë qeveritarë dhe drejtues të institucioneve në vend.
“Së fundmi të gjitha këto vlerësime u konfirmuan edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku në mënyrë decide theksohet se “ka raporte të shumta se disa funksionarë edhe më tej janë të përfshirë në aktivitete korruptive”. ASH vlerëson si të papërgjegjshme sjelljen e Qeverisë e cila i trajton me neglizhencë alarmet e këtilla, ndërsa pasojat më të rënda i bartin qytetarët të cilët për çdo ditë braktisin vendin për të ikur nga mungesa e perspektivës” – thanë nga Aleanca për Shqiptarët.
Raporti i Stejdepartamentit Amerikan publikohet çdo vit, ku vlerëson disa nga shtyllat e përparimit apo stagnimit të vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
