Zgjedhjet lokale, Zaev: Nuk mund të zbulojmë detaje, nuk i kemi emrat
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev....

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ka zbuluar emra dhe detaje rreth kandidatëve të përbashkët me partnerët e koalicionit për zgjedhjet lokale të tetorit.
Ai tha se emrat e akoma nuk i dijnë por rregullat e koalicionimit i kanë hartuar. Duke marrë shembull qytetin e Tetovës ai tha se është logjike atje të kenë kandidatë të gjitha partitë politike duke lënë të kuptohet se mbështetja mes partnerëve të koalicionit për këtë qytet do të aktivizohet në rrethin e dytë.
“Sigurisht se detajet nuk mund t’i zbulojmë sepse nuk i dijmë emrat por definitivisht i dijmë principet e koalicionit dhe solidarizimin. Atje ku të gjitha partitë kanë kandidatë është logjike që të garojnë të gjitha partitë. Do të na thonë qytetarët se kush bën dhe kush jo dhe më pas do të mbështetemi me koalicione, besojmë në vlera të njejta. Të gjithë e marrin për shembull Tetovën e cila do të ketë më shumë kandidatë. E qartë është se BDI do të ketë kandidat, Besa, PDSH ne do të kemi, VMRO dhe ASH-AAA do të kenë kandidat paralajmërohen edhe lista të pavarura” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.
Ndërkohë VMRO-DPMNE dit më parë është shpreur e gatshme për koalicion opozitën shqiptare ASh-Alternativa.
Nga opozita shqiptare nuk e kanë përjashtuar një mundësi të tillë, por thonë se ditëve në vijim do të vendoset në organet partiake pasiqë ka edhe zëra pro edhe kundër.
Nga Lëvizja Besa e cila në zgjedhjet parlamentare garoi në koalicion me LSDM-në tani thonë se do të garojnë të vetme.
Edhe PDSH tani për tani ka njoftuar se do të garojë e vetme duke publikuar kështu edhe emrat e kandidatëve të sajë për disa komuna. (Naim Ramadani, TVM2)
