LSDM: Ekonomi likuide dhe rritje e të ardhurave
Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara....

Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara rreth gjendjes ekonomike në vend.
Nga LSDM thonë se ekonomia e vendit është e qëndrueshme, zhvillimore dhe dinamike,që krijojon kushte për rritje ekonomike dhe përmirësim të standardeve të jetesës së qytetarëve teksa të ardhurat nga fillimi i vitit janë rritur për 15.6 përqind.
“Qeveria është e përkushtuar për të stabilizuar borxhin dhe pozicionimin e tij brenda kriterit të Mastrihtit, pra në një nivel nën 60%.Buxheti është likuid, të ardhurat nga fillimi i vitit janë rritur me 15.6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe shpenzimet realizohen rregullisht dhe në kohë” – tha Daniela Markoska nga LSDM.
VMRO-DPMNE: LSDM po rritë borxhin publik
Në reagimin e tyre nga VMRO-DPNE thonë se gjendja me ekonominë është katastrofale teksa borxhi publik ka kaluar 7 miliardë euro.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se borxhi ka kaluar 7 milijardë euro, momentalisht maqedonia ndodhet në zonën e kuqe sa i përket borxhit publik edhe atë vetëm gjatë qeverisjes së LSDM-së është krijuar borxh i ri prej 2,4 milijard euro që nënkupton se çdo familje është futur në borxh të ri prej 5 mijë euro. Këto shifra nuk janë në favor të asaj që thotë LSDM-ja” – u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së mbi 600 mijë njerëz në vend jetojnë në varfëri të skajshme ndërsa investimet kapitale historikisht janë në nivelin më të ulët. (Naim Ramadani, TVM2)
