Kroaci: Aksidentohet autobusi kosovar, 10 persona të vdekur, dhe 30 të lënduar

25.07.2021 14:31

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Sllavonski Brod të Kroacisë....

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku në ora 6:30 të mëngjesit, një autobus me targa të Kosovës i kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova ka dalë nga rruga.

Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve Kosovare dhe atyre Kroate në autobus kanë qenë 67 pasagjer, dhe dy vozitësit e autobusit, e ku të gjithë udhëtarët kanë qenë shqiptarë nga Kosova të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Të njëjtit po udhëtonin në drejtim të Kosovës me linjen e regullt Frankfurt – Prishtinë.

Sipas autoriteteve Kroate deri më tani kanë  kane vdekur 10 persona nga të cilët njëri është drejtues i autobusit, ndërsa 44 kanë kërkuar ndihmën mjekësore, prej të cilëve 8 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa ndaj katër personave është kryer edhe ndërhurja kirurgjikale, të cilët janë në gjendje të mirë.

Në mesin e udhëtareve kanë qenë edhe 15 fëmijë, ku për fat të mirë të gjithë fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtuesi i autobusit në momentin tragjik është në gjendje të mirë, dhe është shoqëruar në stacionin policor, ku në bazë të prononcimit të tij në hetuesi shoferi ka deklaruar se shkas për aksidentin ka qenë lodhja, dhe në momentin tragjik vozitësi kishte fjetur.  Deklaraten e tij e ka konfirmuar edhe nga prokuroria kroate.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha per mediat kroate Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjiç.

Pranjic ka shtuar se “shoferi paska deklaruar  që e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë shkakun më vonë,” shtoi Pranjiç.

Në vendin e ngjarjes menjëher kishin dalur të gjitha institucionet kroate për tju dalë në ndihmë të lënduarve, ku ishte krijuar edhe një shtab emergjent.

I pari është gjend Ministri kroat i shëndetësisë Vili Beros dhe shefi i Mbrojtjes Civile Damir Trut, si dhe ndihmësi i policisë Davor Bozinovic.

Minstri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq ka bërë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla si dhe me ministrin e Mbrojtes, Armend Mehaj. Bozhinoviq tha se vazhdimisht do të shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin.

“Në autobus ka pasur 67 udhëtarë dhe dy shoferë. Për fat të keq, dhjetë udhëtarë ku njëri është shofer  kanë humbur jetën. 44 udhëtarët e tjerë  janë hospitalizuar  në sipitalin e përgjithshëm  në Sllavonski Brod, ku u jepet ndihma mjekësore. 8 nga të lënduarit  marrë lëndime të rënda, 4 persona janë operuar, nderkohe personave të tjere u behen kontrolle mjekesore plotesuese” – tha Drejtori i Mbrojtjes Civile, Damir Trut.

Shefi i policisë së trafikut në stacionin policor Slavonski Brod, Franjo Galiç, i cili ka dalë menjëherë në vendin e tragjesdisë, u ka thënë gazetarëve se të lënduarit janë  transportuar në spital kurse hetimet për rastin vazhdojnë.

“Ne u përpoqëm të kontrollonim gjendjen e të plagosurve në Spitalin e Përgjithshëm, të gjithë mjekët  jspin ndihmën e parë për të plagosurit , por ajo që kemi parë është shum trishtuese” – u shpreh Shefi i policisë së trafikut në stacionin plicor Slavonski Brod, Franjo Galiç.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli pohoi së bashku me autoritetet Kroate po bëhet identifikimi i personave të vdekur, por edhe i atyre të cilët janë në gjendje të rëndë.

Institucionet Kroate kanë vendos edhe një numër telefoni për familjet të cilët dëshirojnë të dijnë për fatin e familjarëve të tyre të gjendur në autobus.  +38514827741.

Sipas raportimeve të mediave kroate autobusi ishte ndalur për të pushuar në Bregana për gjysmë ore. Sipas Kompaisë “Deva Tours” njëri nga drejtuesit e autobusit Naser Sylmetaj ka gjetur vdekjen në këtë aksident.

Sipas Maja Grba Bujeviç nga Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë në këtë rast ishin përfshirë 6 ekipe të ndihmës së shpejtë. Pas këtij rasti Parlamenti i Kosovës ka kërkuar që nesër në Kosovë të shpallet ditë zie, ndërsa ngushëllime familjes dhe Qeverisë Kosovare i kanë shprehur fytyrat politike në vend dhe rajon. (Fitim Kryeziu, TVM2)