Ekonomi

Ministri Fida, realizon takime me kompani nga Belgjika

04.12.2014 18:33

Ministri për Investime të Huaja, Visar Fida, i cili po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Belgjikës, ka zhvilluar një sërë takimesh me kompani nga industri të ndryshme...

Gjatë bisedave me pronarët e dhjetëra kompanive në qytetin e Gentit, ministri Fida, pas thirrjeve për të investuar në Maqedoni, si dhe pas prezantimit të kushteve që ofron Republika e Maqedonisë për investitorët e huaj, dy kompani belge, njëra nga industria automobilistike dhe tjetra nga industria informatike kanë shprehur interes të posaçëm për kushtet e ofruara për të filluar biznes në Republikën e Maqedonisë, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Investimeve të Huaja në Vend. 
 
Në komunikatë, gjithashtu njoftohet se interesim të veçantë kanë treguar edhe kompani të tjera me theks për të investuar në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës.