Arsovski: DASH vë dukje korrupsionin dhe krimin e zyrtarëve
Raporti i Departamentit të Shtetit....

Raporti i Departamentit të Shtetit, ka përplasur sërish pushtetin dhe opozitën. Nga VMRO-DPMNE thonë se krimi dhe korrupsioni janë në vendin e parë dhe krijuesit e tyre kanë emër dhe mbiemër, Zoran Zaev, Oliver Spasovski.
Sipas tyre vendi është kthyer në sinonim i korrupsionit dhe krimit.
“Ligjet anti-korrupsion herë pas here zbatohen dobët dhe ndjekin në mënyrë selektive kritikët e qeverisë dhe shkelësit e vegjël. Ka akuza serioze për korrupsion në polici, gjyqësor dhe shumë sektorë të tjerë. Shumë kompani që veprojnë në Maqedoni, duke përfshirë kompani amerikane, tregojnë korrupsionin si një problem në dhënien e tenderëve publik dhe në gjyqësor. Citat i raportit të Departamentit të Shtetit” – tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: VMRO është amblemë e krimit dhe korrupcionit
Krimi dhe korrupsioni janë amblemë e VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM në një regim me shkrim.
Ndryshe nga ata, LSDM, përmes Qeverisë dhe institucioneve që drejton, është e përkushtuar fuqimisht në një luftë efikase dhe jo selektive kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit.
“Ndryshe nga qeveritë e VMRO-DPMNE-së të cilat injoronin të gjitha vërejtjet nga raportet e brendshme dhe ndërkombëtare, sot Qeveria e udhëhequr nga LSDM seriozisht i analizon ato gjetje dhe ndërmerr hapa konkretë. Sot, pas të gjitha masave të marra dhe iniciativave dhe proceseve të planifikuara, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dërgon një mesazh serioz për të gjithë bartësit e funksioneve publike, për të gjithë qytetarët se krimi dhe korrupsioni nuk paguhen dhe ata do të ndëshkohen sipas ligjit” thuhet në reagim. (Naim Ramadani, TVM2)
