Pandemia “Covid 19” – pasojat, Zeqiri: Simptomat “post-covid” shqetësuese tek fëmijët

25.07.2021 12:51

Fëmijët kanë qenë më se paku të prekur nga virusi korona....

Fëmijët kanë qenë më se paku të prekur nga virusi korona gjatë fillimit të pandemisë. Edhe pse fëmijët e kalojnë në formë më të lehtë përsa i përket simptomatikës, gravitetit të sëmundjes dhe në përgjithësi kanë pak nevojë për hospitalizim, megjithatë së fundmi numri i rasteve të infektuara është rritur dukshëm.

Në Klinikën  e fëmijëve, tani numri i hospitalizimeve është në rritje. Kjo për arsye të simtomave post covid të cilat shkaktojnë problem shëndetësore të theksuara tek fëmijët, thotë  drejtori i spitalit Besnik Zeqiri.

“Në fazën e parë dhe të dytë fëmijët ishin më pak të kapluar nga covid 19 , në fazën e tretë kishim shumë fëmijë ne si mej por edhe prindërit ishim të mendimit se fëmijët nuk i kap covid 19 nese kishte temperatur e zinim si tempertaur të zakonshme dhe fëmijët që kanë prindër me covid ata kanë pasur simptome post covid dhe të gjithë këta fëmijë që kanëa rdhur janë bërë ekzaminime dhe nëpërmjet antitrupave e kanë kaluar covidin dhe ata janë pasoja post covid” – tha Drejtori i Spitalit “Kozle”, Besnik Zeqiri.

Pandemia “Covid 19” – parandalimi, Boshkovska: Vaksinim imediat për të gjithë të rinjtë

Ndërkohë pediatrja Katerina Boshkovska  thekson se  duhet të vaksinohet të gjithë fëmijët, e në vecanti ato që vuajnë nga sëmundje kronike.

“Mendimi imë është që të fillojë vaksinimi me fëmijët që kanë sëmundje kronike sepse ata janë më të rrezikuar nese infektohen me Covid 19. Gjatë kësaj kohe Pandemie,  fëmijët  mund të themi se në vendin tonë e kanë kaluar me lehtë covidin dhe nuk kemi pasur humbje jete si pasoj e virusit Corona tek fëmijët. Ndërsa Covid 19 më shumë i ka munduar të rriturit edhe me pasojë, humbje jete” – u shpreh pediatrja, Katerina Boshkovska.

Ne këtë periudhë të vitit në muajin maj në Klinikën e fëmijëve  janë shtrirë 1 mijë e 128 fëmijë ndërsa në muajin qershor  për trajtim mjekësor kanë kanë pasur nevojë  193 fëmijë. Përqindja më e madhe janë foshnjet edhe atë  në muajt e parë që kanë infeksione që nuk janë të zakonshme në këtë kohë të vitit. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)