Osmani promovon projektin e ri të MPJ-së, “Diplomacia e Gjelbër - Normaliteti i Ri”
Të punësuarit në MPJ do të përdorin trotinetë elektrik...

Të punësuarit në MPJ do të përdorin trotinetë elektrik si shembull për sjellje dinjitoze dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor, si dhe ndaj problemit me ndotjen e ajrit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një komunikate bëri promovimin e trtinetëve, duke thënë se ky shte shembull i sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor dhe problemit të ndotjes së ajrit.
“Me këtë gjest simbolik, MPJ fillon me promovimin e projektit ‘Diplomacia e gjelbër- normaliteti i ri’, e cila do të zhvillohet në disa faza. Vizioni ynë është të bëhemi vendi i parë në rajon i cili do të sigurojë ambient të pastër për punë, jo vetëm të ndërtesës së Ministrisë, por edhe të rrjetit diplomatik. Përdorimi i trotinetëve , motocikletave dhe bicikletave për destinacione të shkurtra eshte tejet i qelluar. Përmes shembujve të tillë, ndihmohet vendi, lirohen hapësirat, si dhe kontribuohet për një mjedis më të pastër jetësor. Më lançimin e ketij projekti MPJ bëhet shembull i sjelljes së përgjegjshme shoqërore”, ka thënë ministri i punëve të jashtme Buajr Osmani.
Opozita shqiptare ka reaguar duke thënë se blerja e disa trotinetëve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së.
“Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë dhe procesin integrues ne gjendje kolapsi, i del kohë të bëjë Projekte koti me trotineta 200 euroshe”, thuhet ne reagimin e Aleances per shqiptaret.
