Regjistrimi i popullsisë, Selami: Operacioni statistikor do të mbahet

25.07.2021 13:17

Zbatimi i regjistrimit të popullësisë...

“Më pak se 2 muaj e ndan vendin nga organizimi i regjistrimit të popullesise, operacion statistikor i cili për 20 vite me radh nuk është organizuar.  Pas shtyerjes së tij në pranver, Enti Shtetor i Statistikave për së dyti herë ka filluar përgatitjet për organizimin e regjistrimit te popullesisë në terren. Por a ka kapacitete dhe a egziston vullneti politik për të realizuar kësaj radhe regjistrimin në shtator?

“Kapacitete institucionale ne kemi, ne këtë e kemi dëshmuar edhe me parapërgatitjet që duheshte të mbahen në prill. Nga ana tjetër çështja e vullnetit politik, është çështja e politikbërësëve që sjellin vendime. Ata që mbajnë pushtetin, kanë vullnet politik, ndërsa nga opozita nuk ka pasur, nuk kanë dhe besojë se edhe mëtutje nuk do të kenë vullnet politik. Shpresoj se të jem gabim” – tha Zv.Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami.

Zbatimi i regjistrimit të popullësisë në terren pritet të realizohet prej 5 deri më 30 shtator.

Konkursi për regjistrues është i hapur deri më 5 gusht, ndërsa mënjëherë më pas do të vijojë përzgjedhja dhe trajnimi i 6 mijë regjistruesve të cilët do të bëjnë regjistrimin në terren.

Regjistrimi i popullsisë, Selami: Të mos keqpërdoret gjatë fushatës

Pavarësisht gatishmërisë dhe angazhimit të punonjësve të Entit Shtetëror për  Statistika, Selami shprehet i brengosur nga bojkotimi mundshëm i këtij procesi në terren  nga disa qytetarë dhe nga keqpërdroimet që mund ti bëjnë partitë politike gjatë fushatës zgjedhore.

“Këto janë dy procese të ndara në esencë, mirëpo egziston rreziku që tema e regjistrimit të bëhet temë kryesore e zgjedhjeve dhe natyrish kur kemi ne zgjedhje lojtarët politik e keqpërdorin temën e regjistrimit dhe si e tillë mund të ndikojë në sukseshmërinë dhe kualitetin e regjistrimit  dhe kjo është vetëm frika jonë” – deklaroi Selami.

Regjistruesit me vetë do të jenë të lidhur me sistemin GPRS dhe aplikacioni i regjistrimit do të plotësohet hap pas hapi në mënyrë kompjuterike nga regjistruesi. ESHS në çdo moment do të mbikqyr regjistruesit në terren, ndërsa skadimi eventual i afatit të dokumentave të identifikimit nuk pezullon të drejtën për të regjistruar, saqaron Selimi.

Nevojitet vetëm numri amë ose njëri prej familijarëve të jetë prezent dhe ti jep të dhënat e anëtarëve të tjerë.

“Shtyerja e regjistrimit të popullesise në pranver u bë pas dakordimit të dy lidereve politik Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski me arsyetimin se gjendja epidemiologjike aso kohe e lidhur me pandeminë nuk lejonte organizimin e ketij operacioni statistikor.RMV mbetet i vetmi vend në Europ dhe një nga

të paktët në botë të cilët nuk kanë bërë regjistrimin e popullsisë”

Aktualisht numri i të vetëregjistruarve  në diasporë  ka arritur në mbi 190 mijë e 280 mërgimtarë. (Rexhep Qamili, TVM2)