Masa e paraburgimit, 115 paraburgime për 6 muaj në penale
Paraburgimi edhe më tej mbetet njëra ndër masat....

Paraburgimi edhe më tej mbetet njëra ndër masat më të shqiptuara nga gjykatësit për të sigurar të akuzuarit ,apo dyshuarit.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, gjykata penale në Shkup për 115 persona ka shqiptuar masën e paraburgimit gjegjësisht në 70 % të rasteve.
Për 10 persona është caktuar paraburgim ekstradicioni,në 14 raste është vendosur për paraburgim shtëpiak ,ndërsa për 25 personave u janë caktuar masa të tjera të kujdesit. Sa i përket masës së paraburgimit, ish gjykatësja supreme, Vera Koço,vlerson se jo çdo vepër penale si pasojë duhet të ketë paraburgimin dhe se i njejti aplikohet vetëm në veprat më të rënda penale apo në momentin kur Prokuroria dhe gjykata kanë njohuri se një peson i tillë ka qëllim të ik, apo të ndikojë tek dëshmitarët.
“Fakt është se angazhohemi që të mos caktohet menjëherë paraburgim, por të shfrytëzohen disa masa tjera që janë më të lehta për kryerësin mvarësisht peshës së veprës penale. Jo pse qytetarët e thjeshtë janë pa ndikime në shoqëri, por mendoj se është e tepërt kur qytetarit të thjeshtë do ti caktohet parabuirgim për ndonjë ndonjë vepër penale të thjeshtë, ndonjë vjedhje të rëndomtë, dhe kjo vepër nuk meriton që kryerësi të jetë në paraburgim, por shpresoj se praktika do të ndryshojë në këtë drejtim dhe nuk do të shqiptohet paraburgim për gjithçka, por do të ketë kujdes për peshën e veprës dhe për personalitetin e kryerësit” – tha Ish Gjykatësja Kushtetuese, Vera Koço.
Masa e paraburgimit, Koço: Paraburgimi nuk shqiptohet për gjithçka
Paraburgimi në bazë të dispozitave ligjore shqiptohet në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa gjatë procedurës, nga ana e Këshillit Penal apo Gjykatës së Apelit, pas parashtrimit të ankesës i njejti mund të anulohet, vazhdohet apo të zëvedësohet me masa më të lehta për sigurimin e pranisë së të akuzuarve.
Ankesat për shqiptimin e masës së paraburgimit nuk kanë munguar as në adresë të Avokatit të popullit, theksohet në raportin e fundit.
Sipas këtij raporti stërngarikimi i shtëpitë përmirësuese ndëshkuese është zvogëluar por që kushtet e akomodimit edhe më tej nuk janë në nivelin e nevojshëm dhe nuk përkojnë me standartet evropiane. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
