Mërgimtarët dhe turistët mbushin bulevardet dhe rrugët e Strugës

25.07.2021 15:50

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku numri i turistëve....

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku numri i turistëve dhe mërgimtarëve që erdhën në vendlindje ishte më i ulët për shkak të pandemisë, këtë sezon veror rrugët dhe bulevardet e Strugës janë plotë.

Mërgimtarët e mallzuar iu vërshuan vendit të tyre për të kaluar pushimet. Ata thonë se malli për vendlindje nuk shuhet kurrë dhe se gjithmonë gjejnë kohë dhe mënyrë për të vizituar qytetin dhe familjarët që jetojnë këtu.

Ndërsa vërehet edhe një numër i madh i turistëve, kryesisht nga qytetet tjera të Maqedonisë por edhe nga Kosova.

"Shumë herë vij se i kam miqt me të cilët kam miqësi që 30 vjet, çdoher kur vij prej Amerike vijm i vizitojm dhe shëtitim" – tha një turist nga Kosova.

"Vetëm vjet nuk erdhëm përshkak të Kovidit, a vijm ka dy muaj, dy muaj e gjysem, sigurisht që na kishte marr malli prandaj erdhëm” – u shprhe një mërgimtarë.

"Ka 2 muaj që kam ardh, na kishte marrë malli, (edhe sa do rrish) edhe një muaj" – u shpreh një mërgimtarë tjetër.

Mërigimtarët dhe turistët u shprehën të kënaqur nga atmosfera në qytet dhe thonë se ka disa ndryshime dhe pastërtia është në nivel. 

“Mirë është shumë, çdo send është siç duhet tjet, rregull pastërti edhe shum njerz një atmosfer e mir.” – deklaroi një turist nga Kosova.

“Mir ka ndryshuar, më pasërt është do ndërtime tvogla ka, mundet edhe ma shumë por përsëri nuk është keq”

“Mirë, ka ndryshime, do shohim tash dolëm të shëtisim.”

“Gjithmonë na duket qyteti i bukur” – thanë disa mërgimtarë të intevistuar nga TVM2.

Edhe gjatë mbrëmjeve vërehet një atmsoferë e këndshme në qytet. Edhe qytetarët e vendit dhe bizniset shprehen të kënaqur me ardhjen e mërgimtarëve, thonë se ato sjellin gjallëri dhe ndihmojnë në ekonominë e vendit. (Ilmije Zhaku, TVM2)