Covid-19, 24 të infektuar, 6 të shëruar, asnjë i vdekur

25.07.2021 18:22

Në 24 orët e fundit Instituti i Shendetit Publik...

Në 24 orët e fundit Instituti i Shendetit Publik regjistroi 24 raste të reja të të infektuarve me covid 19, Gjatë 24 orëve janë bërë gjithsej 4.133 testime.

Janë shënuar 6 raste të pacientëve të shëruar. Për fat tëmirë gjatë këtij 24 orëshi nuk ka asnjë humbje jete. Deri më tani gjithsej janë realizuar  953.144 testime të Covid 19. 

Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 156 mijë e 54 infektime,  ndërsa numri i pacientëve të  shëruar deri më tani ka arritur  në 150 mijë e 273.

Numri i rasteve fatale ka arritur në 5 mijë e 489. Numri i rasteve active  eshte 292. Nga dita e hene, qytetarët të cilët  për shkaqe shëndetësore nuk mund të pranojnë vaksinën në pikat e vaksinimit, do të mund të vaksinohen në kushte shtëpiake. 

Nga ministria e Shëndetësisë  thonë se  vetëm 96  nga 330 mijë e 320 personave të vaksinuar me dy doza të vaksinës, janë infektuar sërish.

Kjo sipas autoriteteve shëndeteore eshte nje perqindje e vogel qe tregon se vaksinimi eshte i patjetersueshem dhe mbrojtësi kryesor i shendetit ndaj ketij virusi. Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa dhe në të gjitha punktet e vaksinimit, se bashku edhe me vaksinimin ne terren.