Formula 1
F1 shpall kalendarin për sezonin 2015
04.12.2014 18:41
Kthimi i përkohshëm i Korean Grand Prix-it, shkaktoi garë të re në Meksiko dhe kjo rrit numrin e eventeve prej 19 garave të mbajtura në vitin 2014...

Këshilli botëror sportiv i motorëve I FIA-së, poashtu ka konfirmuar planet për të braktisur pikat e dyfishta të cilët janë tejet të diskutueshme.
Përpos kësaj, si shtesë, rregullorja e re që do të zbatohet në 2016, parandalon shoferët nën moshën 18 vjeçare të vozisin makina në F1.
FIA, mes tjerash shfrytëzoi takimin e të mërkurës me ËMSC-në për të njoftuar rezultatet e Hetimit të Panelit të Aksidentit të 10 individëve brenda aksidentit të Jules Bianchi-t në Japanese Grand Prix.
Raporti i cili është 396 faqe, thekson se Bianchi i cili qëndron pa ndjenja në spital, nuk kontrolloi makinën siç duhet – që nënkupton që nuk e ngadalësoi makinën në mënyrë të mjaftueshme për t’iu shmangur humbjes së kontrollit të Suzuka-së në muajin tetor.
2015 Formula 1 kalendari i Kampionatit Botëror
15 Mars: Australi 26 Korrik: Hungari
29 Mars: Malejzi 23 Gusht: Belgjikë
12 Pril: Kina 6 Shtator: Itali
19 April: Bahrain 20 Shtator: Singaporë
3 Maj: Korea* 27 Shtator: Japoni
10 Maj: Spanja 11 Tetor: Rusi
24 Maj: Monako 2 5 Tetor: SHBA
7 Qershor: Kanada 1 Nëntor: Meksiko
21 Qershor: Austri 15 Nëntor: Brazil
5 Korrik: Britani 29 Nëntor: Abu Dhabi
19 Korrik: Gjermani *pritet të konfirmohet
