Aksidenti në Kroaci, 10 të vdekur, 15 të lënduar rëndë, 30 të tjerë më lehtë; Në Kosovë sot ditë zie, ndizen qirinjë për nder të viktimave në Kroaci
Policia kroate ka raportuar se identitetet e tetë të vdekurve nga aksidenti tragjik i së dielës në Kroaci është konfirmuar...

Policia kroate ka raportuar se identitetet e tetë të vdekurve nga aksidenti tragjik i së dielës në Kroaci është konfirmuar, ndërsa identitetet e dy të tjerëve ende jo. Në këtë aksident trafiku 10 persona vdiqën, 15 persona të tjer u lënduan rëndë, ndërsa 30 të tjerë kan marr lëndime më të lehta.
Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me aksidentin është deklaruar policia Kroate ku thuhet se shtetasi 52-vjeçar i Kosovës, iu dorëzua mbikëqyrësit të kujdestarisë me një kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit të trafikut, dhe se gjatë ditës ai do të dorëzohet pranë Zyrës së Avokatit të Shtetit të Qarkut Slavonski Brod.
“Pasi ta dorëzojmë atë në mbikëqyrjen e kujdestarisë në mëngjes, ai do të sillet në Avokaturën e Shtetit për marrjen në pyetje. Zyra e Avokatit të Shtetit do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, që do të thot nëse do të kërkojë mbajtjen apo lirimin e shoferit”, thuhet në deklaratën e Damir Breziq nga Policia e qarkut.
Siç raportoi policia të dielën, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e hënë ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte të dielën në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli vizitoi të lënduarit në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.Shoferi I autobusit I cili po voziste në momentin e rastit tragjik, e pranoi të dielën në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte lëvizur fatalisht jashtë autostradës.
GYLTENE SINANI
