Lartësohet edhe një herë flamuri i Kosovës – falë Nora Gjakovës
Kosova vijon të mahnitë botën në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi e ka shtrirë dominimin në Xhudo...

Kosova vijon të mahnitë botën në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi e ka shtrirë dominimin në Xhudo, duke marrë një tjetër medalje të artë. Këtë herë ka qenë xhudistja Nora Gjakova, e cila triumfoi në peshën deri në 57 kilogramë dhe ngriti në majën më të lartë flamurin e Kosovës, për herë të dytë në harkun e pak ditëve.Xhudisjta 26-vjeçare bëri një garë perfekte, duke mposhtur në finale francezen Cysique Leonie Sarah, ndërsa pak më herët kishte triumfuar në gjysmëfinale ndaj japonezes Tskuasa Joshida, e cila ishte edhe favoritja kryesore.
Si Nora Gjakova, ashtu edhe Distria Krasniqi, janë të dyja pjesë e skuadrës që stërviten nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka, sportistë të së cilës kanë fituar medalje të shumta në xhudo vitet e fundit.Ndersa vellau I saj Akil Gjakova ka dështuar të fitojë medalje në Lojërat Olimpike pasi u mund nga Rustam Orujov në gjysmëfinale të repesazhit.
Xhudisti nga Azerbajxhani e mundi kosovarin në luftë për një vend në finale për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë në Tokio.
Kosova në Lojëra Olimpike Tokio 2020 ka siguruar medaljen e dytë te artë, pasi ishte edhe Distria Krasniqi, ajo që sigurojë një të tillë në kategorinë -48 kg.
Kosova është në vendin e shtatë në renditjen e shteteve në Lojëra Olimpike duke lënë mbrapa shumë shtete të mëdha.Renditjen e kryesojnë SHBA me 7 medalje te arta dhe Kina me 6 medalje.
Ne nderkohe, Kampionja Olimpike,Majlinda Kelmendi ka njoftuar sot që do t’i japë fund karrierës së saj si xhudiste ,pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020” ishte gara e fundit në karrierën e saj në xhudo.
Majlinda është pa asnjë dyshim sportistja më kulmore e Kosovës gjatë viteve 2010. Ajo ka arritur që gjatë kësaj periudhe të bëhej dy herë kampione e botës, dy herë kampione e Evropës dhe një herë kampione olimpike.
AMIR DURAKU
