Maqedoni

Rebalanci, vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës

26.07.2021 16:11

Me akuza dhe kundërakua ka kaluar edhe dita e tretë e debatit për ribalancin e buxhetit në Kuvend...

Me akuza dhe kundër-akuza ka kaluar edhe dita e tretë e debatit për rebalancin e buxhetit në Kuvend.

VMRO-DPMNE opozitare mbetet në qëndrimin se ky rebalanc i buxhetit bëhet me qëllim të blerjes së votave. Sipas tyre, këtë e dëshmon edhe rritja e deficitit buxhetor.

Nga LSDM u kundërpërgjigjën, duke thënë se me këtë rebalanc shkurtohen vetëm shpenzimet jo-produktive.

“Bëtë rritje të deficitit buxhetor në pa planifikim të mirë, rritje për 32.3%. Para vitit të ri kur këtu kemi folur për  buxhetin e vitit 2021 thoshit se buxheti është i mirë, kurse tani tentoni të na bindi për rebalancin se është i nevojshëm. Po të ishte buxheti i mirë, atëherë pse do të kishte nevojë për rebalanc, me një rritje kaq të madhe të deficitit.”,- deklaroi Beti Stojanovska Trajkovska nga VMRO-DPMNE.

“Rebalanci i propozuar në këtë pjesë ka shkurtim të mjeteve për dy elemente, ose për shpenzime jo-produktive ose për projektet te të cilat dinamika për realizimin e projekteve është më e dobët.”,- u shpreh Dragica Gjavoçanova nga LSDM.

Opozita gjithashtu kritikoi pushtetin për menaxhimin e dobët me buxhetin, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, kurse nga pushteti thanë se në saje të masave u shpëtuan mijëra vende të punës.

“Borxh është rritur për 2.4 miliard euro që nga koha kur jeni në qeveri, kurse asgjë nuk keni ndërtuar.”,- tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

“Gjashtë pako të masave me vlerë prej 1 miliard e 197 milion euro, të cilat ishin ë të destinuara pikërisht për qytetarët, në këtë periudhë kur u ballafaquam me pandeminë.”,- theksoi Darko Kaeski nga LSDM.

Me këtë rishikim të buxhetit të hyrat parashihen të jenë në nivelin prej 222.6 miliardë denarë dhe janë 4.7 për qind më të larta. Ndërsa shpenzimet deri 268.8 miliardë denarë ose 8.6 për qind më shumë se buxheti fillestar.

Deficiti buxhetor kap vlerën  prej 46.2 miliardë denarësh. (Ersan Pajaziti, TVM2)