Pr/ligji për shtetësi, nuk u shqyrtuan amendamentet e së Majtës
Propozim ligji i opozitës shqiptare....

Propozim ligji i opozitës shqiptare për çështjen e shtetësisë, ende pezull në komisionin për çështje europiane. Asnjë amendament i dorëzuar nga E Majta opozitare ende nuk është shqyrtuar.
VMRO zvarrit seancën me procedurale
Deputetë e Së Majtës janë prezent në trupa punues për propozime të tjera, ndërkohë deputetët e VMRO–DPMNE-së me procedurale po kontestojnë lëshimin e propozim ligjit me flamur europian në parlamentar për miratim.
Kjo sipas opozitës maqedonase është veprim anti-europian që s’duhet të lejuar të shndërrohet në praktikë.
“Unë shoh shkelje flagrante të flamurit europian që është e palejueshme. Ndjesia ime është sikur kjo po shndërrohet në praktikë të zakontë në kuvend. Kur shohim dëshirë për diskutim, për debat publik, dëshirë për një numër më të madh të amendamenteve janë përmbajtjesore, kundërpërgjigja është keqpërdorimi i flamurit europian. Përderisa nuk kemi kulturë të dialogut, do të kemi situata të tilla që i shohim tani në kuvend.”,- deklaroi deputeti i VMRO–DPMNE–së, Timço Mucunski.
Propozim ligji për shtetësi me kalimin e këtij filtri Komisionin për Çështje Europiane, kalon për miratim në seancën e ardhshme plenare.
Me këtë ligj parashikohet të pajisen me shtetësi personat e ish-republikave jugosllave e të cilët deri në ditën e shpalljes së pavarësisë kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut. Shtetësia duhet t’u jepet brenda tre viteve nga hyrja në fuqi të ligjit. (Meral Ismaili, TVM2)
