Covid vend, 10 të infektuar, 16 të shëruar e 2 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473.....

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473 teste të kryera janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 7 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 16 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë, një nga Tetova dhe një nga Gostivari.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 156.086 raste, prej të cilëve 150.295 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vend janë 300 raste aktive me Covid-19.
Ndërkohë, vazhdon vaksinimi në vend, pa termine të caktuara, përveç qytetarëve të cilët nuk mund të shkojnë për t’u vaksinuar në pikat e vaksinimit, ata mund të caktojnë vaksinimin në kushte shtëpiake.
Caktimi i terminit është përmes paraqitjes direkte në shtëpitë e shëndetit, ndërsa mund ta bëjnë drejtpërdrejt në pikat e vaksinimit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu caktim të terminit për vaksinim nevojitet edhe për fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
