Ligji për Letërnjoftimet, Lëvizja Besa”: Presim të përfshihet etnia
Deputetët e Lëvizjes “Besa”....

Deputetët e Lëvizjes “Besa” presin që me ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim që ndodhen në procedurë parlamentare do të përfshihet edhe grafi etnik.
Kastriot Rexhepi nga kjo parti tha se për këtë kanë parashtruar amendament ndërsa mbështetje kanë edhe nga LSDM dhe BDI. Sipas tij kjo çështje do të rrumbullakohet nëse opozita nuk bllokon punën në kuvend.
“Si deputetë të Lëvizjes Besa kemi dorëzuar amendament e cila përmban edhe përfshirjen e grafës etnike në formularin e letërnjoftimit. Amendamenti është i nënshkruar edhe nga deputetët e koalicionit të LSDM-së ndërsa kemi mbështetje edhe nga BDI, kështu që nëse nuk do të ketë bllokadë ose obstruksione siç ka vepruar opozita deri më tani presim që amendamenti të kalojë dhe me këtë të rrumbullakohet çështja e grafës etnike në letërnjoftim.”,- deklaroi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja “Besa”.
Nga LSDM thonë se kreu i kuvendit vepron sipas rregullores për sa u përket parashtrimit të amendamenteve nga opozita. Sipas tyre me ndryshimet e ligjit a do të përfshihen të gjitha bashkësitë etnike.
“Nëse amendamentet janë në rregull vendosë kryetari i kuvendit Talat Xhaferi. Ai punon në përputhje me rregulloren dhe besoj që edhe në këtë rast është ashtu. Nuk është e vërtetë që në letërnjoftimet nuk do të qëndrojë maqedonas, këto janë gënjeshtra dhe trillime të opozitës. Me ndryshimet do të përfshihen të gjitha bashkësitë etnike dhe nuk ka asnjë problem që të shkruhet maqedonas apo maqedonase.”,- u shpreh Zhaklina Llazarevska nga LSDM.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE me qëndrim:
“Nuk bëhet fjalë për dëshira por nëse do të miratojmë ligje të cilat janë të harmonizuara me Bashkimin Evropian po ligje që janë në kundërshtim me BE-në. Kështu që qëndrimi im personal është se pavarësisht sa unë a pajtohem apo jo nëse ajo është në kundërshtim me standardet e BE-së atëherë mendoj se si shoqëri do të duhet të jemi të kujdesshëm.”,- theksoi Timço Mucinski nga VMRO-DPMNE.
Grafa etnike në letërnjoftime ishte parakusht për koalicion parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa në zgjedhjet e fundit parlamentare. (Naim Ramadani, TVM2)
