Shkup, 58 vjet nga tërmeti katastrofal

26.07.2021 17:30

26 korriku 1963 në orën 5 e 17 të mëngjesit....

26 korriku 1963 në orën 5 e 17 të mëngjesit, para 58 vitesh, shkupjanët i zgjoi tërmeti katastrofal. Rreth 1100 banorë e humbën jetën, 3000 banorë ishin të lënduar, ndërsa 200 mijë shkupjanë mbetën pa shtëpi.

Pas tërmetit fatal qyteti është ndërtuar sipas projekteve moderne të japonezit Kenzo Tante dhe Adolf Cibrovski.

Stacioni i vjetër i trenit sot është muze i qytetit të Shkupit dhe paraqet simbol të tërmetit me orën e cila është ndalur pikërisht në orën 5 e 17 minuta.

Qytetarët thonë se në kujtesën e tyre çdoherë do të mbetet dita e kobshme e tërmetit, kur për një çast u rrënua i tërë qyteti.

Jetoja në Maxhar Malo dhe përballë i shihja ndërtesat se si bien përballë Televizionit të Maqedonisë, gjithçka u rrënua, ishte katastrofë e madhe.”,- theksoi një qytetar.

Për më të rinjtë u organizua orë nga lënda e historisë dhe ata dëgjuan se si u ndërtua Shkupi pas 26 korrikut. Nga atëherë Shkupi është qytetit i solidaritetit dhe nga atëherë solidariteti jeton përmes aksioneve tradicionale të dhurimit të gjakut.

“Për here të katërt unë dhuroj gjak dhe mendoj se duhet të jemi human t’iu ndihmojmë njerëzve në nevojë.”,- tha dhuruesi i gjakut, Marko Stojanovski.

“Qytetarët tanë e dine se duhet ti ndihmojnë njëri tjetrit, të jenë të afërt mes vete dhe data e sotme është veç një rikujtim sa është me rëndësi dhurimi i gjakut.”,- u shpreh Aleksandra Vallkanovska nga Kryqi i Kuq.                                                                             

Tërmetin fatal e rikujtoi edhe kryetari, Stevo Pendarovski, me mesazh.

“58 vjet pas tërmetit katastrofal rikujtojmë mbi 1000 bashkëqytetarë tanë të cilët humbën jetën, por edhe solidaritetin që e tregoi bota ndaj nesh. Të vazhdojmë të zhvillojmë Shkupin me entuziazmin me të cilin u riparua nga gërmadhat.”

Edhe kryeministri, Zoran Zaev, kujton tërmetin fatal të 26 korrikut.

“Dita që kujtojmë tërmetin e Shkupit është ditë kur iu shprehim falënderim të gjithë atyre që me dashuri dhe solidaritet morën pjesë në tejkalimin e dhimbjes me të mbijetuarit, dhe që morën pjesë në riparimin e qytetit. Shkupi u bë qytet i solidaritetit, vend në të cilin u bashkuam mesazhet dhe lutjet për përkrahje dhe për tejkalimin e dhimbjes për humbjen.”,- tha Zaev.

Në varrezat e Qytetit në Butel, u vendosën lule për të kujtuar dëshmorët e tërmetit katastrofal. (Flutura Latifi, TVM2)