Koalicioni "Ndryshojmë", kërkon realizimin e disa kërkesave
Përfaqësuesit e Koalicionit "Ndryshojmë"....

Përfaqësuesit e Koalicionit "Ndryshojmë" kërkojnë shtesë për personat me aftësi të kufizuar deri 12 mijë denarë nga shtatori, t’u sigurohet asistentë, qendra ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe qendra rahabilitimi. Ata thonë se kanë pritur me dekada për t’i zgjidhur këto probleme.
“Me ministren Shahpanska nuk u dakorduam dhe nga këtu mund të them ministre, zonja Jagoda Shahpanska, ka mbaruar koha “do të”, por thjesht “tani”, menjëherë, në interes të qytetarëve me aftësi të kufizuara të realizohen të drejtat tona.”,- tha Suaret Alisha nga Koalicioni "Ndryshojmë".
“Na thanë se 200 denarë ishte një marrëveshje solide, për 12 vjet 7000 denarë, tani 7200 denarë. Kështu që ata nuk kanë ndërmend të rrisin ndihmën e personave me aftësi të kufizuara. Natyrisht, programet shërbejnë vetëm për premtime parazgjedhore.”,- u shpreh Brankica Dimitrovska nga Koalicioni "Ndryshojmë".
“Ne u kërkuam komunave të japin ndonjë direktivë, të bëjnë atë që është urgjente, që secila komunë të ketë një qendër. Ja unë konkretisht e di se ekziston komunë që nuk ka një qendër ditore në Maqedoni, madje edhe në Shkup.”,- theksoi prindi i fëmijës me nevoja të veçanta, Rebeka Jankovska.
Shahpaska: Kërkesat do të përfshihen në buxhetin e vitit 2022
Ministrja Shahpaska thotë se rritja e tarifës do të planifikohet në buxhet për vitin e ardhshëm. Në programin e tyre parashikohet një rritje prej 15%.
Ajo gjithashtu njoftoi se do të kërkoj takime edhe me kryetarët e komunave për të zgjidhur problemin me qendrat e kujdesit ditor.
“Rritja e kësaj tarife në program parashikohet me 15%. Kështu që kjo është një kërkesë që nuk mund ta paraqes deri në fund të vitit, sepse ju e dini që rebalanci i buxhetit është mbyllur, veçanërisht pasi është një vit në të cilin është i pranishëm Covid-19. Pas zgjedhjeve lokale, unë do të kërkoj takim me kryetarët e komunave për t'i iniciuar ata për një kohe të arsyeshme, në mënyrë që ata të mund të ofrojnë shërbime sa më shpejt të jetë e mundur, në drejtim të hapjes së qendrave të kujdesit ditor.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
Shahpaska këtë prononcim e bëri gjatë pjesëmarrjes në hapjen e qendrës së parë për përkujdesje të familjeve në Shkup, ndërsa të mërkurën do të hapet edhe qendra e dytë në Manastir me mbështetje të UNICEF-it.
Në këto qendra do të ofrohen shërbime për komunitetin, përmes punësimi dha angazhimin e njerëzve profesional të cilët do të sigurojnë mbështetjen e familjeve në nevojë. (Sedat Selimi, TVM2)
