Dënimet për “27 prillin”, ASh: Dëshmi e gjyqësorit të kapur

26.07.2021 18:49

Aleancë për Shqiptarët ka reaguar...

Aleancë për Shqiptarët ka reaguar pas vendimit për “Organizatorët e 27 prillit”. E pa kënaqur me vendimin thekson se vendimi dëshmon kapjen e gjyqësorit nga pushteti.

“Kur e kujtojmë se si organizatori kryesor, Nikolla Gruevski u arratis, Sasho Mijallkov u shfajësua në një rast tjetër, Agim Nuhiu si ministër i brendshëm as nuk u hetua dhe përgjegjësia iu la vetëm zëvendësit të tij Çavkovit, pastaj ligji për amnisti ndaj dy deputetëve Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski që hapën dyert e Kuvendit për futjen e turmës brenda, gjë që u konfirmua edhe në gjykimin e sotëm, ndërsa Feta Alimi u dënua padrejtësisht, pastaj e pamë se si Talat Xhaferi e shpëtoi Veljanovskin nga marrja e imunitetit, përqafimet e Artan Grubit me djalin e Mijallkovit, fakti që Gruevski ishte informuar nga një funksionar i BDI-së dhe shumë veprime e vendime të ngjashme, vendimi i sotëm i gjykatës nuk na habit.”,- theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.